Dëmet ekonomike që ka pësuar komuna e Rahovecit si pasojë e pandemisë COVID-19, sipas një llogaritje të thjeshtë kapin vlerën e mbi 90 milionë eurove. Derisa po vazhdohet me proces të vlerësimeve më të detajuara, për evidentimin e të gjitha humbjeve.
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, po vlerëson se niveli qendror nuk i ka ofruar ndihmë konkrete komunës që ai udhëheq. Derisa bëri të ditur, se kanë përfituar vetëm disa furnizime nga Ministria e Shëndetësisë.
“Nuk kemi marrë ndonjë ndihmë konkrete, përveç disa furnizimeve të cilat janë të rregullta nga Ministria e Shëndetësisë, ne presim që të rritet mbështetja konkrete për komunën e Rahovecit për komunat e Kosovës edhe për shkak të humbjeve evidente të cilat i kemi jashtëzakonisht të mëdha për periudhën e pandemisë, një përllogaritje e thjeshtë na thotë se mbi 90 milion është dëmi i komunës së Rahovecit në të gjitha kategoritë”, thotë ai.
Kreu i Rahovecit, në një intervistë për Kosovapress, thotë se kanë filluar një vlerësim më të detajuar, për evidentimin e të gjitha humbjeve ekonomike, derisa bëri të ditur se ai raport do t’i dorëzohet institucioneve qendrore.
“Jemi në proces të vlerësimit, kemi krijuar një marrëdhënie kontraktuake me një kompani të certifikuar e cila do të bëjë vlerësimin, evidentimin e të gjitha humbjeve ekonomike që ka komuna e Rahovecit gjatë gjithë periudhës së pandemisë…Ai raport do t’i shkoj institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës dhe natyrisht do të kërkojmë që të përfshihemi në pakon e rimëkëmbjen ekonomike në pakon emergjente fiskale dhe do të kërkojmë të përfshihen sa më shumë kategoritë të cilat konsiderohen që kanë humbur më shumë gjatë pandemisë”, thotë Latifi.
Derisa flet për evidentimin e humbjeve ekonomike, ai thotë se fermerët e kësaj komune kanë pësuar dëme të mëdha, e krejt kjo sipas tij, për shkak të tregut të mbyllur.
I pari i Rahovecit, shpreson që kërkesat e adresuara për ndihmë, te niveli qendror, do të kthehen me përgjigje pozitive.
“Duke qenë tregu i mbyllur këtu në Rahovec madje edhe u ndalu tregu dhe duke qenë se disa veprimtari kanë qenë të kufizuara atëherë fermerët tanë kanë humbur shumë. Shto dhe humbjet që kanë pasur nga breshëri, erërat, atëherë ne kemi kërkuar dhe vazhdimisht kërkojmë që edhe fermerët tonë të përfshihen dhe në pakon emergjente ekonomike, po edhe në pakon e rimëkëmbjen ekonomike. Besoj që Qeveria e Kosovës e ka parasysh që Rahoveci ka pësuar humbje të mëdha në Bujqësi…Shpresojmë që zëri jonë nuk ka shkuar në vesh të shurdhër dhe kërkesat të cilat ne i kemi adresuar të konsiderohen të mirëqena dhe të marrim përgjigje pozitive nëpërmes mbështetjes konkrete që e presim me padurim coftë nga Ministritë e lindjes çoftë nga Qeveria e Kosovës”, thotë Latifi./kp/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre