LAJMI I FUNDIT:

Como përtej të gjitha pritshmërive, ish-yjet e Man Utd dhe Liverpoolit pritet t’i bashkohen

Como përtej të gjitha pritshmërive, ish-yjet e Man Utd dhe Liverpoolit pritet t’i bashkohen

Como është rikthyer në Serie A pas një mungese prej 20 vitesh ndërsa ekipi italian po synon të mbyll transferimin e dy ish-yjeve të Manchester United për sezonin e parë në elitën e futbollit italian.

Ky sukses i Comos u bë i mundur nga trajneri Osian Roberts, i cili mori detyrën nga Cesc Fabregas në mes të sezonit 2023/2024, ndërsa ish-mesfushori i Arsenalit, Barcelonës dhe Chelseat u zhvendos në pozitën e ndihmëstrajnerit.

Como ka demonstruar një aftësi të shkëlqyer të transferimit të lojtarëve, pasi disa prej tyre janë tashmë të njohur në futbollin evropian.


Ish-dyshja e Liverpoolit, Pepe Reina dhe Alberto Moreno kanë kompletuar marrëveshjet e tyre, ndërsa dokumentacioni dhe konfirmimi pritet të vijë gjatë ditëve në vijim.

Reina njihet për periudhën e tij gati një dekadë në ‘Anfield’ pasi ka bërë gati 400 paraqitje si zgjedhja e parë e portës.

Moreno ka luajtur 141 ndeshje për Liverpoolin mes viteve 2014 dhe 2019, ndërsa ka kaluar pesë sezonet e fundit në Spanjë tek Villarreali.

Varane mund të përfundojë në Serie A, Fabregas po përpiqet ta sjellë me çdo kush te Como
Lexo po ashtu Varane mund të përfundojë në Serie A, Fabregas po përpiqet ta sjellë me çdo kush te Como

Portieri Pau Lopez gjithashtu pritet t’i bashkohet Comos nga Maresille, ndërsa sulmuesi Andrea Belotti është transferuar nga Roma për katër milionë euro.

Por, kjo nuk është e tëra, pasi që Como ka shprehur interesim edhe për transferimin e dy ish-yjeve të Manchester United.

Sipas asaj që raprton Gazzetta dello Sport, Como ka bërë ofera së fundmi në drejtim të dyshes Raphael Varane dhe Anthony Martial, të cilët janë lojtar të lirë këtë verë pas largimit nga ‘Old Trafford’.

Nëse Como mund të nënshkruajë me Varane dhe Martial, atëherë ata do t’i dhuronin një eksperiencë të madhe para fillimit të misionit në Serie A për herë të parë pas më shumë se dy dekadave./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori