LAJMI I FUNDIT:

Çka nuk duhen të hanë femrat

Çka nuk duhen të hanë femrat

Nëse dëshironi të hani shëndetshëm, zgjidhja më e mirë është të hiqni dorë nga ushqimi i fërguar, margarina me shumë kalori, buka, orizi dhe sheqeri i bardhë.

Gabimi i parë: Ushqimi i fërguar në yndyrë të thellë
Patatet e skuqura dhe ushqimet e tjera të fërguara në yndyrë të thellë me siguri janë zgjidhja me e keqe e mundshme nga gjithçka që mund të hani. Më së miri është që ushqimin ta përgatisni në shpejtësi dhe atë në shumë pak vaj (më së miri me vaj ulliri).

Gabimi i dytë: Margarina me shumë kalori
Margarina është zgjidhje e keqe, sepse përmban shumë yndyra të pangopura të cilat në trupin tonë krijojnë kolesterolin e keq. Nëse ju pëlqejnë gjërat e tilla me të cilat lyhet buka, më mirë zgjidhni gjalpin sesa margarinën, sepse përmban yndyra të ngopura, të cilat rrisin HDL-në (kolesterolin e mirë). Nëse përgatisni ushqimin në gjalpë, përdorni më pak se zakonisht, por shtoni edhe vaj ulliri.

Gabimi i tretë: Buka e bardhë ngjitet për stomak
Përveç që ka vlera të këqija ushqyese, ajo ngjitet për stomak dhe nxit ndjenjën e peshës më të madhe dhe fryrjes. Buka prej drithërave të papërpunuara është zgjidhje shumë më e mirë për tretje, sepse është e pasur me fibra dhe materie të tjera ushqyese.


Gabimi i katërt: Orizi i bardhë është përplot me “asgjë”
E thënë thjesht kokrra e orizit të bardhë është e mbushur me ”asgjë” – nuk ka fibra, e as vitaminat e nevojshme, por prandaj ka indeks të lartë glikemik, çka do të thotë që me kohë mund të shkaktojë diabetin e tipit 2. Orizi integral përmban tri herë më shumë fibra dhe materie të tjera ushqyese dhe kështu është edhe i tretshëm më lehtë.

Gabimi i pestë: Sheqeri i bardhë pengon punën e sistemit të imunitetit
A e keni ditur që sheqeri i bardhë, përveç që prish dhëmbët dhe gojën, pengon punën e leukociteve, rruazave të bardha të gjakut, të cilat janë përgjegjëse për mbrojtjen e organizmit të njeriut nga viruset dhe bakteret, transmeton Koha.net. Nëse dëshironi të hani diçka të ëmbël, zgjidhja më e mirë janë pemët, por nëse nuk i keni zëvendësim të denjë për ëmbëlsirat, hani çokollatë të zezë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori