LAJMI I FUNDIT:

Chelsea jashtë League Cup

Chelsea jashtë League Cup

Blutë janë eliminuar nga Kupa e Ligës pas ekzekutimit të penalltive, me ç’rast më të saktë u treguan lojtarët e Blackburnit.

Një dramë e vërtetë është zhvilluar në ndeshjen e të mërkurës mbrëma, ndërmjet Blackburn Rovers dhe Chelseat, me ç’rast është dashur që penalltitë të vendosin fituesin.

Koha e rregullt e takimit përfundoi me rezultat 2-2, pasi për vendasit shënuan Nikola Kalinic (9’) dhe Brett Emerton (64’), ndërsa për Blutë, Didier Drogba (46’) dhe Salomon Kalou (52’).

Me të filluar vazhdimet (93’), Blackburni krijoi avantazh me golin e Benni McCarthy të shënuar nga pika e bardhë, ndërsa në minutën e fundit të vazhdimeve Chelsea barazoi me anë të Paulo Ferreiras.


Pas ekzekutimit të penalltive, më të saktë u treguan lojtarët e Blackburnit, për ta dërguar skuadrën e tyre në gjysmëfinalen e League Cup ku do të ndeshet me Aston Villan.

Gjysmëfinalja tjetër do të zhvillohet ndërmjet rivalëve të qytetit Mançester, Manchester City dhe Manchester United. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Rumania ishte këtu!”, federata rumune publikon një video nga gjendja e zhveshtores në ‘Fadil Vokrri’

“Rumania ishte këtu!”, federata rumune publikon një video nga gjendja e zhveshtores në ‘Fadil Vokrri’

Përfaqësuesja e Kosovës
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Prapaskenat e ndeshjes Kosovë-Rumani: ‘Zhdukja’ e Fodas dhe futbollistëve pas turpërimit, zënkat në fushë dhe elektrizimi i tifozëve nga Rexhbeçaj

Prapaskenat e ndeshjes Kosovë-Rumani: ‘Zhdukja’ e Fodas dhe futbollistëve pas turpërimit, zënkat në fushë dhe elektrizimi i tifozëve nga Rexhbeçaj

Përfaqësuesja e Kosovës
Një rast që nuk mbahet mend në futboll, mësohet arsyeja pse ndeshja mes Belgjikës dhe Izraelit u luajt në Hungari

Një rast që nuk mbahet mend në futboll, mësohet arsyeja pse ndeshja mes Belgjikës dhe Izraelit u luajt në Hungari

Përfaqësueset
Barcelona i paguan dëmshpërblimin përfundimtar trajnerit të cilin e shkarkuan katër vjet më parë

Barcelona i paguan dëmshpërblimin përfundimtar trajnerit të cilin e shkarkuan katër vjet më parë

La Liga
Barcelona e gatshme për të nënshkruar me dy yjet e Gjermanisë

Barcelona e gatshme për të nënshkruar me dy yjet e Gjermanisë

La Liga
Kalo në kategori