LAJMI I FUNDIT:

Chelsea, gati 22 milionë për Pazzinin

Chelsea, gati 22 milionë për Pazzinin

Bosi i Chelseat, Carlo Ancelotti, është i gatshëm të bëjë një ofertë prej 22 milionë eurosh për sulmuesin e Sampdorias, Giampaolo Pazzini.

Chelsea njihet si skuadër që shpenzon, por do t’i duhet ta thyejë Sampdorian që kërkon 100 milionë euro, pasi që ishte vetë presidenti i Sampdorias, Riccardo Garrone, ai që refuzoi një ofertë të Juventusit javë më parë.

Ai kërkoi që Juventusi së pari ta shesë stadiumin dhe më pas ta transferojë Pazzinin. Kjo lëvizje e Sampdorias është një vlerësim jo real dhe është qartë një tentim për të shmangur interesimin e skuadrave. Ancelotti nuk do të dorëzohet aq lehtë. Ai është i bindur se me 22 milionë euro do të mund të thyejë kërkesat e Sampdorias. /Telegrafi/