LAJMI I FUNDIT:

Chelsea, 30 milionë për Torres?

Chelsea, 30 milionë për Torres?

Chelsea do të bëjë së shpejti ofertën e parë në drejtim të Liverpoolit për sulmuesin Fernando Torres, e cila do të jetë në regjionin e 30 milionë funteve, njofton The Daily Star.

Pronari i Bluve të Londrës, Roman Abramovich, është duke u përkujdesur personalisht për këtë çështje, pasi ai është duke biseduar për këtë në Afrikën e Jugut, ku ka shkuar për ta shikuar finalen. Rusi gjithashtu ishte i pranishëm në ndeshjen gjysmëfinale të Spanjës ndaj Gjermanisë ku Torres luajti nëntë minutat e fundit.

Fernando Torres më herët e kishte bërë të qartë se nuk dëshiron ta shqyrtojë të ardhmen deri pas përfundimit të Botërorit, kur pritet të bisedojë me menaxherin e ri në Anfield, Roy Hodgson. /Telegrafi/