LAJMI I FUNDIT:

Chelsea, 100 milionë funte për Kaka dhe Torres

Chelsea, 100 milionë funte për Kaka dhe Torres

Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka arritur ta bindë pronarin Roman Abramovich, që t’ia sigurojë 100 milionë funte për afatin kalimtar veror, para me të cilat ai do të transferonte Ricardo Kakan e Real Madridit dhe Fernando Torresin e Liverpoolit.

Kaka ka aluduar në të kaluarën se mund të mos gjente vend në formacionin e Jose Mourinhos, ndërsa për transferimin e tij, Ancelotti ka gati 50 milionë funte, me të cilat do të tentojë ta kthejë ish-yllin e Milanit në radhët e veta, pasi që Ancelotti beson se mund ta rikthejë brazilianin në formën më të mirë. Problemi i vetëm i trajnerit italian është Mourinho, që në këmbim pos parave do të kërkonte ndonjë nga lojtarët e Chelseat.

Nga ana tjetër, Chelsea pritet të testojë Liverpoolin me një ofertë prej 50 milionë funtesh për sulmuesin kryesor, Fernando Torres, pasi që përkundër ardhjes në krye të Roy Hodgson, Liverpooli thuhet të ketë ende vështirësi të mëdha financiare. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ndoshta nuk e merituam fitoren”, Ancelotti reflekton për rezultatin ndaj Sociedadit

“Ndoshta nuk e merituam fitoren”, Ancelotti reflekton për rezultatin ndaj Sociedadit

La Liga
Mourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit - parashikon një të 'ardhme fantastike' për të

Mourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit - parashikon një të 'ardhme fantastike' për të

La Liga
Messi rikthehet nga lëndimi në mënyrë spektakolare, shënon dy gola brenda katër minutave

Messi rikthehet nga lëndimi në mënyrë spektakolare, shënon dy gola brenda katër minutave

Ndërkombëtare
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028

UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028

Përfaqësueset
Zinedine Zidane nuk hezitoi të përmend dy kundërshtarët më të vështirë në karrierën e tij

Zinedine Zidane nuk hezitoi të përmend dy kundërshtarët më të vështirë në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Maresca tregon se si po e trajton Sanchon për dallim nga Man Utd

Maresca tregon se si po e trajton Sanchon për dallim nga Man Utd

Premier League
Kalo në kategori