LAJMI I FUNDIT:

ChatGPT zgjedh formacionin më të mirë të të gjitha kohërave të Shqipërisë, lë shumë vend për debat

ChatGPT zgjedh formacionin më të mirë të të gjitha kohërave të Shqipërisë, lë shumë vend për debat

Inteligjenca artificiale apo më saktë roboti i ChatGPT ka analizuar të gjitha sukseset individuale dhe grupore të lojtarëve shqiptarë dhe ka përpiluar një formacion që mendon se është më i mirë i të gjitha kohërave i Shqipërisë.  

Kombëtarja Shqiptare ka siguruar tashmë kualifikimin në Euro 2024, pas suksesit në kualifikueset e Grupit E.

Suksesi i Shqipërisë ka qenë temë diskutimi tash e disa muaj pas rezultateve pozitive dhe jo më kohë kanë lindur pyetje të llojllojshme rreth ekipit kombëtar kuqezi.


SHQIPËRIA NË EURO 2024 - Kuqezinjtë barazojnë në Moldavi, festa shqiptare fillon
Lexo po ashtu SHQIPËRIA NË EURO 2024 - Kuqezinjtë barazojnë në Moldavi, festa shqiptare fillon

Telegrafi e ka pyetur robotin ChatGPT në lidhje me mendimin e tij rreth një formacioni më të mirë të të gjitha kohërave të Shqipërisë duke analizuar të gjitha sukseset individuale dhe grupore te lojtarëve dhe ai nuk ka hezituar ta përpiloj një të tillë.

Sipas ChatGPT, analiza e sukseseve të lojtarëve shqiptarë varet nga një sërë faktorësh, si performancat e tyre me Kombëtaren Shqiptare, kontributi në klube të ndryshme të futbollit brenda dhe jashtë Shqipërisë, dhe çmimet e fituara.

Po ashtu, një formacion i të gjitha kohërave nga ChatGPT do të bazohet në një kombinim të kualiteteve të këtyre lojtarëve, duke pasur parasysh format dhe sistemet e lojës që ata preferojnë, shkruan Telegrafi.

Inteligjenca Artificiale krijon disa nga stadiumet e së ardhmes të Shqipërisë, sugjeron edhe emrin
Lexo po ashtu Inteligjenca Artificiale krijon disa nga stadiumet e së ardhmes të Shqipërisë, sugjeron edhe emrin

ChatCHPT ka shtuar se ndërsa nuk ka mundësi të bëj një analizë të të dhënave të fundit në kohë reale ose të hyj në të dhëna të hollësishme statistikore, mund të bazohet në informacione historike dhe njohuri të përgjithshme për të përpiluar një formacion të lojtarëve të dalluar shqiptarë.

Formacioni i mëposhtëm sipas tij do të jetë në një skemë 4-3-3, e cila është fleksibël dhe mund të përshtatet në një rreshtim 4-5-1 në situata mbrojtëse ose një 4-3-3 në sulm.

Ky formacion tenton të përfshijë lojtarët me sukseset më të mëdha individuale dhe grupore.

Sipas tyre, ky formacion nuk përfshin të gjithë lojtarët e talentuar shqiptarë të të gjitha kohërave, por përpiqet të japë një përfaqësim të gjithmbarshëm bazuar në njohuri historike dhe reputacionin e lojtarëve në futbollin kombëtar dhe atë ndërkombëtar.

Shumë lojtarë i përkasin gjeneratës që dërgoi Shqipërinë në Euro 2016

Trajner: Gianni De Biasi

Portier: Foto Strakosha (Karrierë e suksesshme në Greqi dhe me kombëtaren)

Mbrojtës i djathtë: Elseid Hysaj (Karrierë e gjatë në Serie A me Napolin dhe Lazio dhe pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve)

Qendërmbrojtës: Lorik Cana (Kapiten historik, me eksperiencë në Serie A, Ligue 1, dhe Ligën Premier)

Qendërmbrojtës: Mërgim Mavraj (Kontribut i rëndësishëm në mbrojtje dhe eksperiencë me klube gjermane)

Mbrojtës i majtë: Ansi Agolli (Mbrojtës me shumë ndeshje për Kombëtaren dhe eksperiencë ndërkombëtare)

Mesfushor defensiv: Migjen Basha (Roli mbrojtës në mesfushë me karrierë ndërkombëtare)

Mesfushor qendror: Taulant Xhaka (Mesfushor i fortë me pjesëmarrje në Kampionat Evropian, Ligën e Kampionëve dhe sukses në klube evropiane)

Mesfushor qendror organizator: Ervin Skela (Një prej mesfushorëve më kreativë dhe me një karrierë të suksesshme në klubet gjermane)

Sulmues i krahut të djathtë: Sokol Kushta (njëri nga sulmuesit më të mirë dhe historikë të Shqipërisë)

Sulmues qendror: Igli Tare (Karrierë e suksesshme në Itali, me kombëtaren dhe funksion i rëndësishëm si drejtor sportiv)

Sulmues i krahut të majtë: Riza Lushta (Historikisht një prej sulmuesve më të mirë dhe pjesë e skuadrave italiane të nivelit të lartë)

Formacioni sipas ChatGPT

 

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Ndërkombëtare
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Premier League
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

La Liga
Kalo në kategori