LAJMI I FUNDIT:

SHQIPËRIA NË EURO 2024 – Kuqezinjtë barazojnë në Moldavi, festa shqiptare fillon

SHQIPËRIA NË EURO 2024 – Kuqezinjtë barazojnë në Moldavi, festa shqiptare fillon

Kombëtarja e Shqipërisë ka siguruar biletën e kualifikimit për në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm, pas barazimit 1-1 ndaj Moldavisë në udhëtim.

Shqipëria ishte pothuajse gjatë tërë kohës më e mirë se kundërshtari duke pasur posedimin dhe rastet në anën e saj.


Fillimi i ndeshjes ishte i zbehtë pa raste të mira shënimi, teksa të dy ekipet po prisnin ndonjë gabim eventual të njëra tjetrës për të rrezikuar.

Vendasit mundësinë më të mirë për gol e patën në minutën e 16-të, por goditja e Nicolaescut u ndal me sukses nga Etrit Berisha.

Kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 25-të, me Sokol Cikalleshin që realizoi për 1-0 pasi u tregua i saktë nga penalltia të cilën e fitoi Taulant Seferi.

Zhbllokohet sfida, Shqipëria kalon në avantazh
Lexo po ashtu Zhbllokohet sfida, Shqipëria kalon në avantazh

Me epërsinë minimale të Shqipërisë përfunduan 45 minutat e parë të përballjes.

Shqipëria shkon në pushim mes pjesëve me epërsi minimale
Lexo po ashtu Shqipëria shkon në pushim mes pjesëve me epërsi minimale

Në pjesën e dytë vendasit morën kontrollin e ndeshjes por pa arritur të shënojnë pasi hasën në rezistencë të fortë nga mbrojtja e Shqipërisë.

Nicolaescu pati mundësinë e artë për të barazuar shifrat në minutën e 55-të, por Berisha nuk lejoi që të mposhtej.

Shqipëria në anën tjetër rrezikoi seriozisht në minutën e 73-të por goditja e Taulant Seferit u ndal nga shtylla.

Moldavia arriti të barazojë shifrat në minutën e 87-të pas një tollovie brenda zonës ku autor i golit ishte mbrojtësi Vladislav Baboglo.

Deri në fund nuk kishte më raste të mira shënimi dhe Shqipëria siguroi kualifikimin për herë të dytë në historinë e saj në Evropian pasi paraprakisht kishin qenë pjesëmarrës në vitin 2016./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori