LAJMI I FUNDIT:

Çfarë i bën dëm trurit tuaj

Çfarë i bën dëm trurit tuaj

E dini se avokadoja, manaferrat dhe çokollata e zezë mund ta përmirësojë shëndetin e trurit. Gjithashtu ekzistojnë ushqime të cilat mund ta dëmtojnë shëndetin e trurit dhe pasojat do t’i ndieni pothuajse menjëherë.

Disa ushqime mund ta dëmtojnë përqendrimin, kujtesën dhe humorin tuaj.

Fruktoza
Ushqimi, i cili e përmban një përqindje të lartë të fruktozës mund të ndikojë negativisht në shëndetin e trurit. Një studim ka konstatuar se fruktoza mund ta vështirësojë të mësuarit sepse prish ekuilibrin e punës së qelizave të trurit. Qelizat fillojnë në një mënyrë të ndryshme ta ruajnë energjinë e cila u nevojitet për mendim dhe mësim. Megjithatë, edhe pse edhe frutat përmbajnë fruktozë, ato nuk ka nevojë t’i shmangni, por vetëm ushqimet me fruktozë të shtuar.

Yndyrat e ngopura
Pak yndyra të ngopura janë të pranueshme, por dieta e pasur me yndyra të ngopura mund ta rrisë rrezikun nga dementia. Një studim ka zbuluar se dieta e pasur me yndyra të ngopura mund të ndikojë negativisht në kujtesën afatshkurtër, transmeton koha.net.


Kripa
Vetë kripa nuk është e dëmshme, veçanërisht në qoftë se keni kontroll mbi konsumimin e saj. Megjithatë, duhet ta dini se një numër i madh i ushqimeve përmbajnë kripë. Këto janë produktet e gatshme dhe gjysmë të gatshme. Kripën e gjejmë në bukë, ndërsa më të rrezikshmet për shëndetin janë produktet e mishit. Kripa e rrit nivelin e presionit të gjakut, që është e lidhur me rënien e funksioneve kognitive. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori