LAJMI I FUNDIT:

Cellino: Allegri nuk është askush

Cellino: Allegri nuk është askush

Presidenti i Cagliarit, Massimo Cellino, thotë se Milani me anë të Masimiliano Allegrit është duke angazhuar një njeri që nuk vlen aspak.

“Unë nuk dua të flas për këtë trajner. Ai është një njeri të cilin nuk e respektoj dhe derisa e di se ai nuk është askush. A do të shkëputet kontrata e tij sot ose nesër? Kjo nuk më intereson aspak, sepse drejtori sportiv merret me këto gjëra”, tha Cellino për Rate24.

Cellino është i hidhëruar në Allegrin, për shkak se ky i fundit kishte vënë kontaktet me Milanin në mes të sezonit. /Telegrafi/