LAJMI I FUNDIT:

Çeku i PDK-së

Çeku i PDK-së

Agim Çeku dështoi ta çojë përpara projektin e tij të socialdemokracisë. Fajin për këtë ia lë situatës aktuale në vend. Të martën ai hoqi dorë nga funksioni i Kryetarit të PSD-së dhe u shpreh se do t’i bashkohet PDK-së së Hashim Thaçit.

Në një intervistë për “Express”, ministri i FSK-së shpjegon arsyet që e shtynë t’i bëjë këto lëvizje politike.

“Thjesht kam vendosur të jap dorëheqje nga PSD-ja për shkak të angazhimeve të shumta dhe për hir të tyre. Sepse si Ministër i FSK-së jam më se i angazhuar dhe shumë i përkushtuar ndaj FSK-së. FSK është para sfidave të mëdha. Para evoluimit në një forcë ushtarake, që është ëndërr edhe e imja, edhe e gjithë qytetarëve të Kosovë dhe kërkon shumë përkushtim. E dyta, jam Kryetar i Komitetit Drejtues për Rishikimin e tërë Sektorit të Sigurisë. Edhe kjo kërkon shumë punë. E treta, jam Kryetar i Komisionit për Verifikimin dhe njohjen e statusit të dëshmorëve të kombit, invalidëve të luftës, veteranëve, pjesëtarëve të UÇK, që kërkon po ashtu shumë punë. Thjesht nuk kam kohë t’i përkushtohem Kryetarit të Partisë. Kështu që këto janë arsyet dhe nuk kam dashur ta mbaj pengë partinë. Dua ta lë PSD-në të zhvillohet dhe të zgjedhë strukturat drejtuese. Është e vërtetë se kam ofertë edhe nga PDK-ja që t’i bashkohen kësaj partie si anëtar i thjeshtë. Jam duke e konsideruar këtë ofertë dhe vendimin do ta marr javën e ardhshme”, ka thënë Çeku.


Ai ka thënë se synimi i tij i vetëm në këtë moment është që ta ndërtoj FSK-në në përputhje me dëshirat, synimet dhe objektiva e popullit tim.

Duke folur për hapësirën e PSD-së, si një parti e vogël në skenën politike, Çeku tha “Unë e kam një bindje se Kosovës i duhet një program social-demokrat. Kosova duhet të jetë një shtet social. Kosova ka shumë probleme sociale. Kosova është në fazën e ndërtimit të shoqërisë së shëndoshë, që është një prej vlerave kryesore të socialdemokracisë. Por, situata është e tillë që Kosova dhe zhvillimi i demokracisë është në atë stad që nuk ka hapësirë të mjaftueshme për socialdemokracinë. Përmes socialdemokracisë nuk mund të realizohet projekte të mëdha tash për tash. Projektet e mëdha mund të realizohen përmes partive që sot kanë shumicën. Ky është motivi im kryesor dhe unë jam duke u marrë me projekte të mëdha dhe mendoj se më lehtë, më shpejt mund t’i realizojmë këto projekte si pjesë e partive të mëdha. Por, prapë vendimin përfundimtar do ta marr javën e ardhshme. Në këtë moment përkushtimi kryesor është ndaj FSK-së, afër FSK-së dhe atë me 100 për qind me aftësitë e mia. Gjithashtu dëshiroj që përvojën time ta vë në shërbim të rishikimit të sektorit të sigurisë dhe e kam një borxh ndaj bashkëluftëtarëve të mi që të kontribuoj si Kryetar i Komisionit për zgjidhjen e statusit të tyre dhe që shteti ynë t’i përkrahë dhe t’i mbështetë ata që kanë kontribuuar në formimin e UÇK-së”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori