LAJMI I FUNDIT:

Çdo i treti vegjetarian, ha mish kur dehet

Çdo i treti vegjetarian, ha mish kur dehet

Një studim i bërë, tregon se vegjetarianët mashtrojnë dhe tundohen nga mishi, kur janë nën ndikimin e alkoolit.

VaucherCoresPro ka bërë një hulumtim me 1,789 vegjetarian, të cilët kanë treguar për përvojat e tyre, pasi të kenë pirë disa gota.

Studimi zbulon se 34 për qind e tyre, nuk ngurojnë së ngrëni mish, kur janë të dehur, transmeton Telegrafi.

Një nga tre prej të anketuarve, ka thënë se ha mish, por në rast dehje dhe më nuk e përsëritë gjatë ditës. Ndërsa, 22 për qind kanë thënë se hanë mish rrallë.


Shumica e tyre hanë dyner, kurse ushqimi i dytë është hamburgeri.

Pas këtyre dy racioneve, zgjedhja e vegjetarianëve të dehur janë mishi i pulës dhe salsiçet. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori