LAJMI I FUNDIT:

Cavani nuk do të transferohet te Interi

Cavani nuk do të transferohet te Interi

Ishte spekuluar ditëve të fundit se sulmuesi uruguaian, Edison Cavani, do të mund të kalonte gjatë kësaj vere nga Palermo te Interi, mirëpo Sky Italia përjashton mundësinë që ky transferim të ndodhë.

Cavani është në Afrikën e Jugut ku luan për përfaqësuesen e Uruguait, ndërsa ditëve të fundit u spekulua për një transferim të mundshëm te Interi, me vetë lojtarin që kishte deklaruar se ëndërron të kalojë te kampioni i Evropës.

Megjithatë, numri i sulmuesve që ka Interi, do të thoshte se Cavani do të kishte pak minuta lojë në dispozicion, gjë që nuk i përshtatet sulmuesit në top formë.

Ndërkohë, gjasat janë më të mëdha që skuadrat e Ligës Premier, si Tottenham dhe Manchester City, ta transferojnë sulmuesin që ka shënuar 13 gola në 34 paraqitje. /Telegrafi/