LAJMI I FUNDIT:

Cardi B deklaron se dëshiron një ndërhyrje barku nëntë muaj pas lindjes: Thjesht nuk më pëlqen kjo lëkurë e vogël e tepërt

Cardi B deklaron se dëshiron një ndërhyrje barku nëntë muaj pas lindjes: Thjesht nuk më pëlqen kjo lëkurë e vogël e tepërt

Fituesja e “Grammy”-t, Cardi B, deklaroi të mërkurën se dëshiron një shtrëngim barku nëntë muaj pas lindjes së djalit të saj Wave Set Cephus.

“Nuk është keq, por thjesht nuk më pëlqen kjo lëkurë e vogël e tepërt”, pranoi përmes Instastory 29-vjeçarja e lindur në Bronx, e cila krenohet me 230.8 milionë ndjekës të mediave sociale .


“Jam pak më e rëndë se zakonisht, por nuk më pëlqen, dua ta heq qafe. Unë mendoj se [djali im] Wavey më bëri këtë”.


“Mezi pres të publikoj këtë këngë dhe të bëj më shumë gjëra, në mënyrë që të mund të dal dhe të bëj operacionin tim. Nuk mundem më”.

Ironikisht, Cardi – e cila iu nënshtrua operacionit të saj të parë të gjoksit në moshën 18-vjeçare dhe përmirësimit të parë të të pasmeve në moshën 20-vjeçare – po pinte një pije të madhe kafeje të mbushur me krem ​​pana ndërsa ankohej për vijën e belit. /Telegrafi/