LAJMI I FUNDIT:

Cambiasso për Mascheranon?

Cambiasso për Mascheranon?

Interi pritet të ofrojë Esteban Cambiasson si pjesë e shkëmbimit për mesfushorin e Liverpoolit, Javier Mascherano.

Sipas Sunday Mirror, Interi është duke e menduar një mënyrë më të lehtë të transferimit të argjentinasit, me një ofertë që përfshin një lojtar plus para shtesë, që mund ta shohë Cambiasson në Anfield. Ndërkohë, Liverpooli nuk dëshiron të bëjë kurrfarë marrëveshjesh derisa të emërohet Roy Hodgson si trajner i ri.

Massimo Moratti ka thënë se do të heqë dorë nga Mashcerano nëse Liverpooli nuk e ul çmimin, ndërsa trajneri Rafa Benitez beson se Hodgson mund të pranojë një shkëmbim me Cambiasson. /Telegrafi/