LAJMI I FUNDIT:

Calderoli: Lippi të kthejë pagat

Calderoli: Lippi të kthejë pagat

Politikanët italianë kanë kërkuar nga përzgjedhësi, Marcello Lippi, që të kthejë pagat që kishte marrë sa drejtoi kombëtaren, pas katastrofës në Botëror.

Italia kurrë nuk është eliminuar pa fituar një ndeshje të vetme dhe vuajti eliminimin e parë në fazën grupore që prej vitit 1974.

“Ai duhet të kthejë të gjitha pagat. Presidenti i FIGC, Giancarlo Abete gjithashtu duhet të japë dorëheqje, sepse ai është përgjegjës që e zgjodhi Lippin”, theksoi Calderoli.

Ai shkoi aq larg, sa që ofendoi rëndë futbollistët joitalianë, duke thënë, “Nuk është e mundshme të fitojmë titullin kampion bote kur në kampionatin tonë kemi shumë emigrantë, shumë të ardhur, të cilët këmbët i kanë aq të thyeshme, sa lëvoret e vezëve”, përfundoi politikani i ekstremit të djathtë italian. /Telegrafi/