LAJMI I FUNDIT:

Burrit që i kishte humbur gishtat, ia vunë në dorë gishtin e madh të këmbës

Burrit që i kishte humbur gishtat, ia vunë në dorë gishtin e madh të këmbës

Pasi që humbi gishtat në një aksident në vendin e punës, Frank Barreda mendoi se më kurrë nuk do të përdorë dorën.

Por, mjekët i kanë dhënë dorës së tij një ndihmë – duke i zëvendësuar gishtat e dorës, me gishtin e madh të këmbës.

Atij është dashur t’i bëhet një intervenim i mëhershëm, për t’i përgatitur dorën, transmeton Telegrafi.

Më pas, është bërë një operim shtatë orësh, për të lidhur nervat dhe enët e gjakut.


Transplanti është kryer me sukses, mirëpo ai ende nuk ka fuqi, që të lëvizë mirë dorën.

Mjekët kanë thënë do t’i transplantojnë edhe gishtat nga këmba tjetër, për t’i lehtësuar sa më shumë funksionalitetin e dorës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori