LAJMI I FUNDIT:

Buffon: Një vit fitoresh për Juven

Buffon: Një vit fitoresh për Juven

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, thotë se ka ardhur koha që bardhezinjtë të ‘zgjohen’ dhe t’i japin fund formës së dobët që treguan në fund të vitit që shkoi.

Zonja e Vjetër u eliminua nga Liga e Kampionëve, ndërsa ka pësuar pesë humbje në gjashtë ndeshjet e fundit, që është shumë për një skuadër, e cila në fillim pretendonte titullin.

“Kam vërejtur përqendrim të madh dhe përkushtim në kamp (stërvitor). Vërtet shpresoj që paraqitjet tona të fundit të vitit 2009, të mbeten vetëm si kujtesë e keqe. Duhet të kthehemi sërish në të qenit Juve i vërtetë”.

“Kemi pjesën e mbetur të sezonit, pastaj do të vijë Kupa e Italisë, pastaj Europa League në shkurt. Duhet të shkojmë deri në fund në të gjitha garat”, ka thënë Gigi për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
U kërkua shkarkimi i tij pasi nuk e këndoi himnin kombëtar të Anglisë, vjen përgjigja nga Lee Carsley

U kërkua shkarkimi i tij pasi nuk e këndoi himnin kombëtar të Anglisë, vjen përgjigja nga Lee Carsley

Ndërkombëtare
Legjenda rumune gozhdon Zhegrovën: Ato gjëra që bënë në fushë nuk do të thonë asgjë në futboll

Legjenda rumune gozhdon Zhegrovën: Ato gjëra që bënë në fushë nuk do të thonë asgjë në futboll

Përfaqësuesja e Kosovës
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Kombëtarja e Shqipërisë
Paraqitja mbresëlënëse e Musialas ndaj Hungarisë, ylli gjerman thyen një rekord të madh

Paraqitja mbresëlënëse e Musialas ndaj Hungarisë, ylli gjerman thyen një rekord të madh

Ndërkombëtare
Gjiganti anglez rivalizon Real Madridin për transferimin e Alphnso Davies

Gjiganti anglez rivalizon Real Madridin për transferimin e Alphnso Davies

Bundesliga
Kalo në kategori