Dokumenti i fundit i pretenduar “non-paper”, në të cilin flitej për një marrëveshje Kosovë-Serbi, është komentuar dhe ka nxitur reagime në skenën politike vendore, në Serbi, por edhe në diplomacinë ndërkombëtare. Në media qarkulluan lajme ku thuhej se prapa këtij dokumenti qëndrojnë, Gjermania dhe Franca, e së fundmi edhe dikush nga zyrtarët e Bashkimit Evropian.
Gjermania dhe Franca reaguan menjëherë duke hedhur poshtë zërat se këto dy vende mund të qëndronin prapa këtij dokumenti.
Ndërkohë në Beograd u përmend se hartuese e ‘non-paper’ mund të ishte diplomatja holandeze, Angelina Eichhorst, me përvojë në shërbimin evropian për punë të jashtme (EEAS), aktualisht është drejtoreshë për Evropë dhe Azi të Mesme dhe njeh rrethanat në Ballkan.
E së fundmi në Serbi u tha se autore e ‘non-paper” është Maja Kocijançiq, ish zëdhënësja e Komisionit Evropian. Kocijançiq aktualisht është shefe e Kabinetit për komunikim me media e Komisionerit për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.
Por, një gjë e tillë është kundërshtuar ashpër nga Bashkimi Evropian. Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se këto pretendime nuk qëndrojnë.
“Këto pretendime janë absolute pa kuptim. Tashmë javën e kaluar ne kemi lëshuar një demant të fortë duke refuzuar të gjithë informacionin e rremë që pretendon se dikush nga punonjësit tanë do të qëndronte pas këtij dokumenti të pretenduar. Ne i hedhim poshtë fuqishëm pretendimet në disa media në lidhje me këtë. Askush nga Komisioni Evropian, as Shërbimi i Veprimit të Jashtëm nuk ka të bëjë me këtë dokument të pretenduar, as nuk e ka hartuar atë as nuk e ka miratuar atë. Pretendimi i së kundërtës është thjesht i rremë. Ky pretendim për ‘non-paper’ nuk pasqyron pozicionet e BE-së dhe ne vendosmërisht distancohemi nga ajo”, ka deklaruar Stano për Telegrafin.
Stano po ashtu ka kërkuar nga mediat që të mos shpërndajnë lajme të rreme që krijojnë telashe dhe mund të krijojnë një mjedis toksik.
Ndërkaq, ditën e hënë diplomatët evropianë Miroslav Lajçak dhe Carl Bildt në një panel diskutimi shprehën shqetësimin në lidhje me dy të ashtuquajtura ‘non-paper’,
“Kur ne (BE-ja) krijuam një boshllëk në rajon, të tjerët po vijnë me ide të tjera. Nëse nuk jemi seriozë me Planin A (anëtarësimin në BE për shtetet e Ballkanit), do të vijnë njerëz të tjerë me një Plan B dhe kjo është pikërisht ajo për të cilën flitet në ‘non-paperi’-in e parë”, kishte thënë Lajcak, emisar special i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi.
E, po ashtu, Bildt ishte dakord me këto konstatime të Lajçakut.
“Nëse Plani A nuk funksionon, i cili humbi besueshmërinë për BE-në, atëherë keni Planin B, ‘non-papers’ dalin në tryezë”, tha Bildt.
“Non-paper” është kundërshtuar edhe nga zyrtarët e lartë në Kosovë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili javën e kaluar qëndroi në një vizitë zyrtare në Bruksel, pohoi se nuk beson në zgjidhje ku shihen regjionet në termet gjeografike.
“Unë besoj që përgjigja më e mirë për “non-paper” është që nuk duhet të kemi koment. Por dua të shtojë diçka, unë nuk besoj në zgjidhje ku shihen regjionet në termet gjeografike dhe demografike, pa ekonominë sociale, pa siguri, pa qytetarët e republikës. Për mua këto harta duken si fotografi të rreme nga satelitët. Unë nuk dua t’i kushtoj më shumë vëmendje, ne duhet t’i dëgjojmë njerëzit e institucionet. Dhe të gjitha këto mund të jenë kërcënime, nuk e di nga kush dhe me çfarë qëllimi por të merremi më pak me to na ndihmon neve”, ka thënë Kurti.
Ndryshe, në “non-paper” e publikuar thuhej se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të lehtësojë procesin që do të çojë tek nënshkrimi i marrëveshjes ligjërisht obliguese mes të dyja palëve, me qëllim të zgjidhjes së të gjitha çështjeve të hapura në mënyrë që të përparohet në rrugëtimin evropian dhe të krijohen mundësi të reja për përmirësimin e jetës së njerëzve.
Po ashtu në këtë “non-paper” thuhet se procesi i dialogut duhet të përmbyllet para fundit të shkurtit të vitit 2022, dhe se të dyja palët si Kosova ashtu edhe Serbia, pranojnë sovranitetin e dy shteteve brenda territorit të caktuar të tyre.
Gjithashtu përmendet edhe krijimi i një “distrikti autonom i Kosovës Veriore”. Përdoret termi “Kosovë Veriore”, e jo veriu i Kosovës. Sipas këtij “non-paper” distrikti autonom i Kosovës veriore” do të përfshinte territorin e qyteteve Zveçanin me 35 fshatra, Leposaviqin me 72 fshatra, Mitrovicën e veriut, dhe zonën kadastrale të qytetit të Zubin-Potokut me 63 fshatra”.
Dokumenti propozon edhe një status të veçantë për kishat ortodokse serbe në Kosovë për të siguruar atë që quhet “veprimtari e papenguar” e tyre. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër, prej katër ditësh asnjë gjurmë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!