LAJMI I FUNDIT:

Bota të bëhet gati për Trumpin 2.0

Bota të bëhet gati për Trumpin 2.0
Donald Trump (foto: Chip Somodevilla/Getty Images)

Kolegjiumi i redaksisë i ditores The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com

Kur Donald Trumpi i fitoi zgjedhjet presidenciale në ShBA në vitin 2016, aleatët e Amerikës – në mbarë botën – reaguan me habi dhe tronditje. Nuk mund të kenë më reagime të tilla, nëse ai sërish fiton në nëntor. Fitorja e tij në zgjedhjet paraprake në Nju-Hemshpër e bën të jetë kandidati i vetëm i pashmangshëm presidencial për Partinë Republikane. Izolacionisti i paparashikueshëm mund të kthehet në Shtëpinë e Bardhë. Mbyllja kaq e shpejtë dhe efektive e nominimit të Trumpit, aleatëve amerikanë të paktën ua jep gati një vit për t’u përgatitur për këtë mundësi.


Jo të gjithë liderët botërorë janë të mërzitur nga ideja e një mandati të dytë të Trumpit. Nuk është se do ta mirëprisnin vetëm autokratët e tillë si Viktor Orbáni i Hungarisë dhe tiranët e tillë si Vladimir Putini i Rusisë. Shumë nga të ashtuquajturat fuqi të mesme që shkojnë në një rrugë mes Kinës dhe Amerikës, në veçanti ekonomitë në zhvillim, janë të paktën optimiste – pikëpamje që pëlqehet edhe nga disa në Pekin.

Për shembull, disa zyrtarë në Azinë juglindore sugjerojnë se mund të jetë më e lehtë të merresh me Trumpin “transaksional” dhe vendimtar sesa me Joe Bidenin strategjik. Të tjerët, duke përfshirë Lindjen e Mesme dhe Afrikën, thonë se nuk do ta ndiejnë mungesën e “leksioneve” të administratës aktuale, megjithëse mund të kuptojnë se leksionet janë më të lehta për t’u neglizhuar.

Për aleatët më të afërt të Amerikës, duke përfshirë Evropën, Japoninë, Korenë e Jugut dhe Australinë, perspektiva e një mandati të dytë të Trumpi është burim i një ankthi të madh. Janë skeptikë ndaj argumenteve që dëgjojnë se “Trumpi 2.0” nuk ka nevojë të jetë shumë përçarës. Kandidati i mundshëm republikan ka folur për reduktimin e angazhimeve ushtarake të ShBA-së jashtë shtetit, për përfundimin e mbështetjes për Ukrainën dhe shkurtimin e angazhimeve të ShBA-së ndaj NATO-s dhe mbrojtjes së Evropës.

Sido që të jetë rezultati i zgjedhjeve presidenciale në ShBA, liderët e Evropës duhet të nguten me përmbushjen e premtimeve ushtarake – që kanë bërë pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022, e të cilat kryesisht kanë dështuar t’i mbajnë. Të gjithë anëtarët e NATO-s duhet të përshpejtojnë përpjekjet për të rritur shpenzimet e mbrojtjes mbi objektivin e rënë dakord prej dy për qind të PBB-së (për të cilën Trumpi kishte të drejt). Ata duhet të marrin në konsideratë jo vetëm financimin afatshkurtër të Ukrainës, por edhe mënyrën se si ta menaxhojnë mbrojtjen dhe sigurinë e Evropës – potencialisht pa mbështetjen e ShBA-së. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me armët, por me peshën strategjike, si transporti dhe aeroplanët, madje edhe strukturat.

Shkurti i vitit 2022 nxiti shfaqjen e jashtëzakonshme të unitetit në BE. Mandat i dytë i Trumpit do ta kërcënojë këtë. Ai mund të përpiqet t’i tërheq shtetet individuale. Qendrat e ndryshme mund të kenë qëllime të tjetra se si të sillen me të – nëse ai bëhet president. Zyrtarët duhet të mendojnë, që tash, se çfarë do të bëjnë nëse dobësohet rendi i pasvitit 1945 i mbrojtjes kolektive amerikano-evropiane. BE-ja dhe NATO-ja duhet ta kenë parasysh se si do të koordinohen me njëri-tjetrin, duke përfshirë edhe me vendet joanëtare të BE-së në NATO – në veçanti Mbretërinë e Bashkuar. Përgjigja nuk mund të jetë Komuniteti i ri Politik Evropian – grupimi zvarritës i më shumë se 40 shteteve i formuar në vitin 2022.

Për Mbretërinë e Bashkuar, e cila së bashku me Francën është një nga dy fuqitë bërthamore të Evropës, ky mund të jetë moment zgjedhjesh. Asnjë udhëheqës britanik nuk do të dëshirojë të minojë lidhjet historike të Mbretërisë së Bashkuar me Amerikën. Por, nëse udhëheqësi laburist, Sir Keir Starmer, i fiton zgjedhjet në Mbretërinë e Bashkuar që priten në këtë vit, rizgjedhja e Trumpit mund të jetë pretekst për ta konsideruar afrimin më thelbësor me BE-në.

Diplomacia do të jetë delikate, meqë pakkush dëshiron të shprehet publikisht se beson se Bideni mund të humbasë. Kuptohet, aleatët evropianë gjithashtu do të mundohen që në mënyrë diskrete të piketojnë anëtarët e mundshëm të ekipit të dytë të Trumpit. Por, duhet të bëjnë plane për të gjitha rastet. Edhe nëse Biden rizgjidhet, ky mundim nuk shkon huq. Prej kohësh është vonuar rishikimi i mbrojtjes së Evropës. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kalo në kategori