LAJMI I FUNDIT:

Bolton nënshkruan me Petrov

Bolton nënshkruan me Petrov

Ish-sulmuesi i Manchester Cityt, Martin Petrov, ka arritur marrëveshje me Boltonin dhe do t’i bashkohet këtij klubi që nga 1 korriku.

31-vjeçari tashmë ka kompletuar lëvizjen, pasi është liruar nga City në fund të sezonit të kaluar. Një lëndim në gju i dha fund para kohe sezonit të tij të kaluar dhe ai më pas u lirua nga Roberto Mancini, së bashku me lojtarë të tjerë si Benjani Mwaruwari dhe Sylvinho.

Në mesin e klubeve të tjera të Ligës Premier të interesuara për të ishin edhe Everton, West Ham dhe Aston Villa, por Boltoni ka qenë më joshës për sulmuesin bullgar. /Telegrafi/