LAJMI I FUNDIT:

Bisedat Juventus-Guardiola janë të vërteta

Bisedat Juventus-Guardiola janë të vërteta

Raportet e gazetave financiare në Itali, Amerikë dhe Angli vazhdojnë të këmbëngulin se ka të vërteta në lidhjet e Juventusit me Pep Guardiolan.

Ndërsa shumica e burimeve të futbollit, duke përfshirë Sky Sport Italia, Sportitalia, La Gazzetta dello Sport dhe Tuttosport, vazhdojnë të këmbëngulin me siguri absolute se Maurizio Sarri do të përfundojë kontratën e tij me Chelsea dhe do të jetë trajneri i ardhshëm i Juventusit, disa ende i qëndrojnë me ide tjera.

Gazetarët që punojnë për burime financiare të Il Sole 24 Ore dhe Bloomberg mbeten të bindur se thashethemet e Guardiolas në negociatat e avancuara me Juventusin janë të besueshme, me ndihmën e sponsorëve të markës Adidas.


Corriere dello Sport nënkupton se ka një arsye për këtë, duke sugjeruar në editorialin e tyre këtë mëngjes se dikush po rrjedh informacionin për të rritur aksionet e Juventusit në bursë.

Pep Guardiola (Getty Images)

Të tjerë mediume pohojnë se janë vetë Bianconerët që mbulon mediumet me informacione, pasi Guardiola do të ishte zgjedhja numër një nëse ai do të lirohej nga Manchester City, me Mauricio Pochettinon si Plani B nga Tottenham dhe Sarri si Plani C.

Duke pasur parasysh se ishte Juventusi që shkarkoi Massimiliano Allegrin pasi fitoi titullin e pestë radhazi të Serie A, është e qartë se ata duhet të kishin ndonjë ide për një zëvendësim përpara se të merrnin këtë vendim.

Një emër i madh pritet të vijë në Allianz Stadium, ndërsa vetëm koha do ta zbulojë nëse do të jetë Guardiola, Pochettino apo Sarri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Pamje të tmerrshme, futbollistët e Prizrenit sulmohen brutalisht nga Deçani dhe tifozëria e tyre

Pamje të tmerrshme, futbollistët e Prizrenit sulmohen brutalisht nga Deçani dhe tifozëria e tyre

Kosovë
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Ndërkombëtare
Veprim skandaloz nga trajneri: Ndërpret aksionin e skuadrës kundërshtare

Veprim skandaloz nga trajneri: Ndërpret aksionin e skuadrës kundërshtare

Ligat tjera
Një sulmues pak i njohur ka shënuar më shumë gola se Mbappe, Kane dhe Haaland në 2024

Një sulmues pak i njohur ka shënuar më shumë gola se Mbappe, Kane dhe Haaland në 2024

Ndërkombëtare
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori