LAJMI I FUNDIT:

Juventusi emëron Guardiolan trajner më 4 qershor?

Juventusi emëron Guardiolan trajner më 4 qershor?

Një nga agjencitë kryesore të lajmeve të Italisë raporton se Juventusi do të emërojë me 4 qershor trajnerin e ri, Pep Guardiolan e Manchester Cityt.

Sipas Agenzia Giornalistica Italia (AGI), Guardiola ka rënë dakord me një kontratë katërvjeçare me Juventusin në vlerë prej 24 milionë eurosh në sezon.


AGI shton se trajneri katalunas do të vë lapsin në letër më 4 qershor, përpara se të zyrtarizohet 10 ditë më vonë.

Massimiliano Allegri është larguar nga Juventusi pas pesë vitesh – gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë dhe situata e secilit
Lexo po ashtu Massimiliano Allegri është larguar nga Juventusi pas pesë vitesh – gjashtë emrat që mund ta zëvendësojnë dhe situata e secilit

Këto raportime vijnë pas atyre nga Radio Sportiva, si dhe pretendimeve të Onda Cero që katalunasi ishte në Milano të martën duke folur me drejtorin sportiv Fabio Paratici.

Guardiola pëlqehet shumë nga drejtuesit e Juventusit (Foto: Getty Images/Guliver)

Mediumi italian gjithashtu shton se kjo shpjegohet edhe me atë se biletat për të hyrë në muzeun e Juventusit dhe vizitat në stadiumin Allianz janë larguar papritmas nga shitja për 14 qershor.

48-vjeçari është favoriti kryesor në mesin e shumë emrave të përfolur, ndërsa emri i tij favorizohet edhe nga bastet. /Telegrafi/

Guardiola është favorit edhe nga bastet