Zyrtare: Juventusi transferon Nick Woltemade nga Newcastle

Juventusi ka zyrtarizuar transferimin e Nick Woltemade, me sulmuesin gjerman që i bashkohet skuadrës italiane nga Newcastle United në formë huazimi deri më 30 qershor 2027.
Woltemade, 24 vjeç, është zhvilluar te Werder Bremeni, ndërsa në sezonin 2022/23 ishte i huazuar te SV Elversberg.
Më pas kaloi te Stuttgart, ku pati një periudhë të suksesshme, duke shënuar 18 gola në 36 paraqitje dhe duke ndihmuar skuadrën të fitojë Kupën e Gjermanisë.

Në vitin 2025 u transferua te Newcastle United, për të cilin regjistroi 11 gola dhe gjashtë asistime në 53 ndeshje.
Sulmuesi gjerman tani do të vazhdojë karrierën në Serie A, ku do të jetë pjesë e skuadrës së drejtuar nga Luciano Spalletti. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
30 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate












































