Zyrtare: Juventusi transferon Pape Matar Sarr nga Tottenhami

Juventusi ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit senegalez, Pape Matar Sarr, nga Tottenhami, në ditën e fundit të afatit kalimtar.
23-vjeçari i është bashkuar “Zonjës së Vjetër” në formë huazimi deri më 30 qershor 2027, me një kosto prej 2.5 milionë eurosh, ndërsa marrëveshja përfshin edhe 300 mijë euro të tjera në formë kostosh shtesë.
Juventusi ka të drejtën ta blejë përfundimisht Sarrin për 27.5 milionë euro, shumë e cila do të paguhet në harkun e tri viteve financiare. Nëse aktivizohet opsioni, vlera totale e operacionit mund të arrijë në rreth 30 milionë euro.

Sarr ishte pjesë e Tottenhamit që nga viti 2021, kur u transferua nga Metz si adoleshent. Pas një sezoni të kaluar në Francë në huazim, ai u rikthye në Angli dhe gradualisht u shndërrua në një nga lojtarët e rëndësishëm të skuadrës londineze.
Në total, mesfushori ka zhvilluar 107 paraqitje në Ligën Premier me fanellën e Tottenhamit.
Në nivel ndërkombëtar, Sarr është një nga lojtarët kryesorë te Senegali. Ai ka regjistruar 42 paraqitje me kombëtaren dhe ka qenë pjesë e skuadrës senegaleze në dy Kampionate Botërore, në vitet 2022 dhe 2026.

Sarr bëhet transferimi i shtatë i Juventusit gjatë kësaj vere, pas Randal Kolo Muanit, Kerim Alajbegoviqit, Jhon Lucumít, Guglielmo Vicarios, Jeff Ekhatorit dhe Zeki Çelikut. /Telegrafi/












































