LAJMI I FUNDIT:

Bie shitja e iPhoneve, rritet në masë të madhe biznesi i Apple Music dhe Apple Store

Bie shitja e iPhoneve, rritet në masë të madhe biznesi i Apple Music dhe Apple Store

Klientët nuk janë duke nxituar që të blejnë iPhonë apo iPad, njëjtë sikur para pandemisë, duke bërë që të bie shitja e këtyre produkteve, derisa është rritur në masë të madhe kërkesa për shërbimet e Apple.

Gjatë një prezantimi, Apple ka bërë të ditur se është rritur në masë të madhe biznesi i Apple Store dhe Apple TV +, ndërsa me 13.3 miliardë të arkëtuara vetëm në shërbime, konsideron se ka fituar më së shumti ndonjëherë në një çerek viti, transmeton Telegrafi.

Të dhënat e kompanisë, bëjnë të ditur se App Store ka përformancë të fuqishme si me shkarkime ashtu dhe me kërkime, derisa kërkesa e madhe ka qenë edhe në Apple Music.


Shërbimet e reja si Apple TV +, Apple Arcade, Apple News + dhe Apple Card vazhdojnë të tërheqin përdorues të rinj, duke ndihmuar në rritjen e përgjithshme qarkullimit në këto shërbime.

Duke pasur parasysh që për momentin popullata është mbyllur në shtëpi, ishte e pashmangshme që përdoruesit e iOS të mos drejtoheshin nga Apple TV + ose App Store për të ndihmuar në kalimin e kohës.

Megjithëse nuk dihet se sa do të zgjatë kjo situatë e krijuar nga coronavirusi, Apple llogaritë që shitjet të jenë edhe më të mëdha në tremujorin e dytë të vitit, duke pasur përfitime edhe më të mira. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Shqipëria ndali qasjen në TikTok - VPN sheh rritje prej 1200 për qind të përdorimit për të hyrë në rrjet social

Shqipëria ndali qasjen në TikTok - VPN sheh rritje prej 1200 për qind të përdorimit për të hyrë në rrjet social

Teknologji
Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Gjeniu i teknologjisë – 13 vjeçari nga Kosova që kupton teknologjinë si një ekspert

Teknologji
iPhone sjell ndryshime të mëdha për hartat - por jo të gjithë do të mund t’i përdorin

iPhone sjell ndryshime të mëdha për hartat - por jo të gjithë do të mund t’i përdorin

Teknologji
Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Teknologji
Kur do të prezantohet iPhone 17? Gjithçka që dihet

Kur do të prezantohet iPhone 17? Gjithçka që dihet

Teknologji
Microsoft do t'iu kërkojë të gjithë punëtorëve amerikanë dëshmi të vaksinimit

Microsoft do t'iu kërkojë të gjithë punëtorëve amerikanë dëshmi të vaksinimit

Kalo në kategori