LAJMI I FUNDIT:

Besnik Kelmendi: Do të jem zëri më i fuqishëm i shqiptarëve në Essen

Besnik Kelmendi: Do të jem zëri më i fuqishëm i shqiptarëve në Essen

Besnik Kelmendi prej datës 16 shtator është pjesë e Këshillit të Integrimit për Asamblenë e qytetit Essen në Gjermani. Për Kelmendin është prioritet të angazhohet që komuniteti shqiptarë të ketë të drejta dhe mirëqenie të barabarta sikurse gjermanë, dhe se do të shtyjë bashkëkombësit, që fëmijët e tyre t’i çojnë në shkollën shqipe, e cila është në këtë qytet, dhe ku fëmijët jo vetëm që nuk do ta harrojnë gjuhën shqipe, por do të jenë aktiv në shumë aktivitete të ndryshme kulturore.

Në një intervistë për Telegrafin, Besnik Kelmendi, tha se fitorja e tij, do të thotë,  punë dhe përgjegjësi më shumë, për të gjithë qytetarët e Essenit, e në veçanti për komunitetin shqiptar që jeton në këtë qytet.


Ai falënderon miqtë në diasporë, pa të cilët nuk do të kishte arritur aty ku është. Kelmendi ka një mesazh për të rinjtë të Kosovës, për të cilët thotë se kurrë në historinë e botës nuk ka pasur kaq shumë mundësi për zgjedhje dhe sukses.

Besnik Kelmendi u bë anëtar i CDU-së në Essen, në vitin 2014, në të njëjtin vit, ai u bë pjesë e kryesisë “Emigrantët e Unionit”, në Kreisverband të CDU-së në Essen. Po ashtu, ai është nënkryetar i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkimin Evropian në kuadër të CDU-së për qytetin Essen. Ndërkaq, më 21 shkurt 2017, u zgjodh si delegat për Konferencën e Qarkut dhe për Konferencën e të Distriktit të qytetit Essen. Besnik Kelmendi është një nga themeluesit e UDAI e V “Unionit i Integrimit Gjermano-Shqiptar” dhe zëvendëskryetar i Federatës së Shoqatave  në Gjermani.

Ai ka studiuar për Menaxhim Administrativ dhe Tregtar,  Essen – Gjermani. Gjithashtu është licencuar si pedagog në Dhomën për Industri dhe Tregti në IHK Essen. Më pas ka kryer disa trajnime të ndryshme, si p. sh: për Asistent Menaxher, për shitjen e produkteve të shëndetësisë, etj. Pas përfundimit të studimeve deri në dy shkurt 2018, ka punuar si menaxher në firmat më të njohura në Gjermani, si “Rewe Group”. “Lidl Group”, Essen, Gjermani. Nga Marsi i vitit 2018 e në vazhdim, është zyrtar i Qeverisë të Landit Nordrhein–Westfalen , Dusseldorf – Gjermani.

Telegrafi:  Z. Kelmendi prej datës 16 shtator jeni bërë pjesë e Këshillit të Integrimit për Asamblenë e qytetit Essen në Gjermani. Cilat janë premtimet dhe synimet që do t’i bëni realitet për shqiptarët që jetojnë në këtë vend?

Besnik Kelmendi: Një nga premtimet më prioritet dhe më tepër rëndësi, është që unë do të angazhohem personalisht që komuniteti shqiptarë të ketë të drejta dhe mirëqenie të barabarta si gjermanët. Në këtë pikë, unë do bëjë gjithçka çka kam në dorën time, që të shtyjë bashkëkombësit tanë, që fëmijët e tyre t’i çojnë në shkollën shqipe, të cilën ne e kemi në qytetin tonë, ku ata jo vetëm që nuk do ta harrojnë gjuhen shqipe, por do ta perfeksionojnë dhe do të aktivizohen në aktivitete të ndryshme kulturore.

 Telegrafi: A mund të  na përmendi disa premtime që keni dhënë për qytetarët e Essen-it, dhe të shqiptarëve në veçanti?

Besnik Kelmendi: Kujdesi për fëmijët – Të vegjlit janë potenciali më i madh i qytetin tonë. Fëmijët dhe te rinjtë janë e ardhmja jonë. Prandaj, unë dhe partia CDU, do të vazhdojmë të bëjmë më të mirën për ta, duke investuar me shumë se ç’kemi investuar deri më sot.

Arsimi – Një arsimim dhe trajnim solid janë mënyra më e mirë për të filluar një jetë të vetë përcaktuar.  Për këtë arsye, do investojmë më shumë në çdo shkollë për të pajisur me teknikë moderne dhe bashkëkohor të gjitha godinat, sepse qëllimi kryesor është të përmirësojmë në mënyrë të qëndrueshme mundësit arsimore.

Siguria dhe Rendi – Të jetosh në një qytet të sigurt do të thotë cilësi e jetës. Dhe Essen është një nga qytetet më të sigurta në Gjermani. Kjo, sepse ne nuk kemi kursyer në aspektin e sigurisë për qytetarët në vitet e fundit. Por, kjo nuk mjafton, ne duam te përmirësojmë më tej mirëmbajtjen e hapësirave publike, parqeve, rrugëve dhe shesheve, në të gjithë qytetin.

Ekonomi e mirë për më shumë punë – Essen është një qytet i rëndësishëm i korporatave,  panairit dhe universitetit, si dhe vendndodhja shëndetësore numër 1 në rajon. Për këtë arsye  do të krijojmë më tepër hapësirë të gjithë investitorëve, që duan të investojnë në qytetin Essen.

Shëndetësia – Kriza e koronës ka konfirmuar: Essen është një nga vendet më të forta shëndetësore  gjermane në furnizim, kërkim dhe inovacion.  Ne, do të bëjmë çdo gjë që Essen të kthehet në një laborator të vërtetë për transformim digjital në mjekësi sepse ekonomia shëndetësore është një shembull i suksesshëm i ndryshimit strukturor.

Telegrafi: Ju jeni politikan shqiptaro – gjermanë, pjesë e partisë CDU, dhe njëherësh anëtar i kryesisë në Essen. A mund të na tregoni për rolin tuaj më konkretisht në këtë parti, dhe çka mund t’ju shërbej kjo në karrierën tuaj të mëtutjeshme? 

Besnik Kelmendi: Sa i përket rolit tim në partin CDU, pavarësisht pozitave nëpër komisione të ndryshme që unë kam, unë zyrtarisht prej datës 16 shtator, jam pjesë e Këshillit të Integrimit për Asamblenë e qytetit Essen. Çka do të thotë se zëri i shqiptarëve në Komunën Essen, do të jete i përfaqësuar dhe do të dëgjohet për çdo shqetësim të tyre.

Telegrafi:  Cili ka qenë roli i shqiptarëve që jetojnë në Essen, gjatë fushatës së zgjedhjeve, dhe sa ju ka bërë kjo të dobishëm në rrugëtimin tuaj të ri? 

Besnik Kelmendi: Me plotë gojën, mund ta them që pa mbështetjen e Miqve të Diasporës nuk do ia kisha arrit dot. Sepse gara ishte shumë e fortë, ndërkohë unë isha në listën nr. 4, ku deri më sot asnjë nuk ka arritur të fitojë vendin e 4.  Me pak fjalë, komuniteti i Diasporës duke vepruar dhe punuar të gjithë nga pak, ata dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm.

 Telegrafi: Çka do të thotë kjo fitore, dhe ky angazhim i juaj i ri?

Besnik Kelmendi: Punë dhe përgjegjësi më shumë.

Telegrafi: Meqë tashmë jeni një politikan i njohur në Gjermani, a keni pas ndonjë ftesë nga ndonjë parti politike në Kosovës, që të jeni pjesë e saj? 

Besnik Kelmendi: Siç jam shprehur dhe nëpër intervista të mëparshme, po e përsëris dhe për ndjekësit e juaj, që për aq kohë sa unë ndihem mire me partin CDU, dhe mbështetjen për kombin tim, unë mund ta jap dhe nga këtu ku jam, se kam menduar dhe as nuk e mendojë. Sinqerisht!

Telegrafi:  Rrugëtimi juaj për të ardhur deri këtu, ku jeni, ka pasur shumë vështirësi, dhe sfida. Na tregoni pak për fillimet e këtij rrugëtim, kush ju ka ndihmuar deri të ky sukses, dhe a keni menduar ndonjëherë se më punën dhe angazhimin tuaj, do të arrini majat e suksesit në shtetin më të fuqishëm në Evropë?

Besnik Kelmendi: Familja, ka qenë mbështetja ime më e madhe që kam pasur nga fillimi i karrierës sime deri me sot, në politikë dhe jo vetëm.
Po ashtu, vetëbesimi, që gjithmonë kam menduar dhe shpresuar se një ditë do të arrij këtu ku jam sot. Dhe mendojë se ja kam arritur. 

Telegrafi: Na tregoni për  shkollimin tuaj dhe punën që keni bërë deri më tani?

Besnik Kelmendi: Unë kam studiuar për Menaxhim Administrativ dhe tregtar, Essen – Gjermani. Gjithashtu jam licencuar si pedagog në dhomën për industri dhe tregti në IHK Essen.
Me pas kam kryer disa trajnime të ndryshme, si p. sh: për Asistent Menaxher, për shitjen e produkteve të shëndetësisë, etj.

Pas përfundimit të studimeve deri në dy shkurt 2018, kam punuar  si menaxher në firmat më të njohura  në  Gjermani, ku mund të përmendim:  “Rewe Group”. “Lidl Group”, Essen, Gjermani. Nga Marsi i vitit 2018 e në vazhdim, jam zyrtar i Qeverisë të Landit Nordrhein–Ëestfalen , Dusseldorf – Gjermani. 

Telegrafi: Si një shqiptar i  suksesshëm në shtetin e Gjermanisë, cili është mesazhi juaj për të rinjtë të Kosovës?

Besnik Kelmendi: Kurrë në historinë e botës nuk ka pasur kaq shumë mundësi për zgjedhje dhe sukses. Mesazhi që ju sjell është të bëni zgjedhje të drejta për t’u përgatitur për të ardhmen. Ajo çka unë mund të them, është se ajo çfarë vendosni të bëni në lidhje me arsimin, punën, në këtë kohë të jetës, do t’i japë drejtimin të ardhmes tuaj. Ju nxis të fitoni një arsimim të mirë dhe të fitoni aftësitë e nevojshme për të zënë punë me sukses, për të mbajtur një familje dhe për të qenë një pjesëtar kontribuues i shoqërisë./Telegrafi/Lumturije BEKAJ/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori