LAJMI I FUNDIT:

Besiktas rikthehet kah Guti

Besiktas rikthehet kah Guti

Gjiganti turk Besiktas ka rikthyer interesimin për mesfushorin e Real Madridit, Guti.

Sipas realmadridzone, skuadra turke është pranë arritjes së marrëveshjes për spanjollin, duke qenë se paraprakisht iu refuzua një ofertë për transferimin e Robinhos.

Bëhet e ditur se një përfaqësues i Gutit ka udhëtuar në Turqi për të negociuar mundësinë e arritjes së marrëveshjes.

Besohet se Besiktasi do t’i ofrojë Gutit 3 milionë euro për sezon, ndërsa pritet që 33-vjeçari të nënshkruajë kontratë trevjeçare. /Telegrafi/