LAJMI I FUNDIT:

Bërlloku dhe ujërat e zeza rrezikojnë qëndrueshmërinë e turizmit

Bërlloku dhe ujërat e zeza rrezikojnë qëndrueshmërinë e turizmit

Hedhja e pakontrolluar e mbeturinave dhe ujërat e zeza shihen si dy armiqtë më të mëdhenj të qëndrueshmërisë në sektorin e turizmit, gjëra të cilat mund të përmirësohen vetëm me një angazhim të përbashkët të të gjithë akterëve. Kështu mund të përmbledhet konkluzioni i përbashkët i institucioneve komunale, sektorit privat (operatorëve turistik dhe akomodimi dhe i shoqërisë civile), në komunën e Pejës.

Të hënën në Pejë në zyrat e Agjencisë Rajonale për Zhvillim (AZhR), ojq-ja ‘Marimangat’, ka mbledhur Drejtoreshën për Zhvillim Ekonomik, Xhenet Syka, Leman Hatashin nga AZHR, Raif Gjikolli nga ShBA Gjeravica, Bardh Sabaja nga ojq Era, Zeki Ahmetxhekaj nga Gest House ‘Lojza’, si dhe akterë të tjerë për të diskutuar qëndrueshmërinë e zhvilimit të turizmit në Pejë.


Të gjithë akterët ngritën shqetësimet e tyre për situatën e krijuar. Raif Gjikolli nga ShBA Gjeravica, tha se aktivitetet e tyre të deritanishme në mbledhjen e bërllokut nuk kanë rezultuar në uljen e tij, dhe se përsëritja e këtyre aktiviteteve është e kotë.

“Me këtë punë duhet të merret shteti e ligji dhe të implementohen dënime”, tha ai.

Aty u konstatua se duhen edhe dënime, edukim edhe aktivizëm.

Në këtë vlerësim Bardh Sanaja, nga ojq ‘Era’, theksoi se pa dënime është vështirë të shihen rezultatet, mirëpo aktivizmi do të ndihmojë dhe se qëndrueshmëria mund të sigurohet vetëm me kombinimin e edukimit, aktivizmit dhe zbatimit të ligjit.

Sanaja përmendi se gjatë vitit të fundit shihet një angazhim më i madh i Prokurorisë së Pejës, ku disa prokurorë për një vit kanë zgjedhur më shumë raste se sa numri i rasteve që janar përfunduar për shumë vite.

“Ne jemi të befasuar për të mirë me numrin e rasteve të zgjedhura”, tha ai.

Në këtë kuadër Ahmetxhekaj si pronar i shtëpisë pritëse ‘Lojza’ në Milishevcë, që shërben kryesisht turistë të huaj, tha se ai bartë tërë bërllogun e vet nga bjeshka në Pejë.

“Për mua nuk është shumë problem unë tërë materialin e sjelli lartë në bjeshkë dhe për mua nuk është problem që të sjelli amballazhën poshtë”, ka shtuar ai.

Sipas tij, në zonën e Milishevcit janë tri deponi ilegale të cilat shihen nga turistët.

“Te dërgimi i bërllogut nga bjeshka në qytet nuk paraqet kosto shtesë po duhet pak përpjekje, pasi ai bënë tërë transportin vet”, ka shtuar Ahmetxhekaj.

Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik ne Komunën e Pejës, Xhenet Syka shpjegoi se komuna ka bërë përpjekje në angazhimin e inspektorëve dhe rritjen e gjobave në mënyrë që të pengojë ndotjen e lumit në qytet.

Ajo theksoi se shqiptimi i disa gjobave ka pasur efekt në këtë drejtim.

Syka theksoi se gjërat e njëjta mund të zbatohen edhe në Bjeshkët e Nemuna duke pasur përkrahjen e shoqërisë civile dhe bizneseve të cilët mund të raportojnë dhe të njoftojnë inspektorët për shkelje.

“Duhet që të kemi një takim me tërë akterët duke përfshi edhe inspektorët policinë dhe prokurorinë”, ka shtuar Syka.

Një rrezik tjetër për qëndrueshmërinë e turizmit, që është identifikuar dhe u diskutua tutje janë ujërat e zeza, një pjesë e të cilave shkon drejtë në lum.

Bardh Sanaja nga ojq ‘Era’, përmendi ndotjen e ujit dhe humbjen e peshqive, gjë që ka shkaktuar zhdukjen e lundrës në Lumbardh.

“Prania e predatorëve tregon shumë për fondin e shtazëve. Lundërza është parë herën e fundit në vitin 2012, nga atëherë kemi vendosur kamera por nuk ka ndonjë shenjë të saj”, ka shtuar Sanaja.

Ahmetxhekaj shpjegoi se si ai ne shtëpinë e tij ka ndërtuar një gropë septike por shtoi se kjo praktikë nuk është e shpërndarë te të gjithë shtëpitë.

“Dikush vetëm e hedhë ujin e ndotur direkt në natyrë”, tha ai.

Sa i përket kësaj teme, Syka theksoi se në qytetin e Pejës do të bëhet sistemi i parë funksional ne Kosovë në trajtimin të ujit dhe me këtë do të mbrohet lumi.

Ajo gjithashtu shtoi se parashihet edhe një kanalizim për fshatin Boge, ku është koncentrimi më i madh i vilave dhe hoteleve. Syka theksoi se mbrojtja e ‘Parkut Nacional’, është punë e të gjitha institucioneve të Kosovës jo vetëm e komunës,

“Komuna ka ndarë fonde për bashkëpunim me Organizata Ndërkombëtare dhe projektet në këtë drejtim potencialisht do të marrin ndihmën e komunës edhe materiale edhe në angazhim të stafit”, ka thënë Syka.

Tryeza u mbyll me planin që në vitin e ardhshëm të mblidhen të gjithë akterët dhe koordinohen veprimet e të gjithëve në mënyrë që të mbrohet qëndrueshmëria në biznesin e turizmit.

Ndryshe, tryeza u mbajt në kuadër të Projektit ‘Turizmi i qëndrueshëm për një ekonimi të qëndrueshme’, zbatuar nga INter në Zubin Potok dhe Marimangat në Pejë financuar nga KFOS. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori