LAJMI I FUNDIT:

Benzema për Arabinë Saudite: Është një vend mysliman dhe për mua është e rëndësishme

Benzema për Arabinë Saudite: Është një vend mysliman dhe për mua është e rëndësishme
(Foto: Twitter/Al Ittihad)

Karim Benzema është një tjetër i madh i futbollit botëror, pas Cristiano Ronaldos, që do të luajë në Arabinë Saudite.

Sulmuesi francez ka nënshkruar për Al Ittihad, ku do të përfitojë 200 milionë euro në sezon, ndërsa tashmë ka arritur Jeddah për t’iu bashkuar klubit të ri.

Shuma marramendëse që do të përfitojë Benzema gjatë qëndrimit në Arabinë Saudite
Lexo po ashtu Shuma marramendëse që do të përfitojë Benzema gjatë qëndrimit në Arabinë Saudite


“Jam këtu për ta ngritur lartë vendin dhe për të bërë gjëra të mira. Është ndryshe, është ndryshe nga Evropa. Kam qenë në Arabinë Saudite edhe në të kaluarën dhe ndihem mirë për këtë”.

“Më e rëndësishmja, është një vend mysliman, është i dashur dhe i bukur. Dhe ja ku jam”.

Çmenduria nga Arabia Saudite: Miliarda euro në vitet e ardhshme për të tërhequr emrat më të mëdhenj të futbollit
Lexo po ashtu Çmenduria nga Arabia Saudite: Miliarda euro në vitet e ardhshme për të tërhequr emrat më të mëdhenj të futbollit

“Për mua, është vendi ku dua të jem, sepse është e rëndësishme, është e rëndësishme për mua që të jem në një vend mysliman, ku mendoj se njerëzit tashmë më pëlqejnë. Dhe do ta kem mundësinë që të kem një jetë të re dhe mezi pres të jetoj këtu”.

“Do të më pëlqente ta flisja arabishten rrjedhshëm, është e rëndësishme për mua”, është shprehur Benzema duke e përmendur edhe Mekën që si besimtar e konsideron shumë të rëndësishme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori