LAJMI I FUNDIT:

Benitez: Interi ka cilësi të Spanjës, pasion të Liverpoolit

Benitez: Interi ka cilësi të Spanjës, pasion të Liverpoolit

Trajneri i Interit, Rafa Benitez, e ka krahasuar ekipin e tij me kampionin e botës, Spanjën, njëherit shtoi se edhe pasioni i Interit është i njëjtë me atë të Liverpoolit.

“Është një skenë tjetër këtë vit, por mentaliteti është i njëjtë, të fitojmë që nga dita e parë. Ky është një projekt i ri, një trajner i ri, një klub që dëshiron ta bëjë të njëjtën gjë sikurse vitin e kaluar dhe të bëj mirë. Ne kemi idetë tona dhe nëse mund të mësojmë më shumë, do të provojmë. Ne po i planifikojmë stërvitjet, është nxehtë, por ne do të vendosim se çfarë të bëjmë”.

“Ky klub, tifozët e tij dhe mentaliteti janë të njëjtë si te Liverpooli. Ne të gjithë luftojmë së bashku ndaj të gjithëve. Të gjithë duan të na mposhtin neve dhe kështu do të jetë tejet e vështirë. Ne kemi ide se çfarë të bëjmë, por varet dhe nga lojtarët që kemi. Nëse ne mund ta mbajmë posedimin, atëherë ne do të fitojmë, nëse jo duhet të luajmë në mënyra tjera. Me rëndësi është që të gjithë dimë se çfarë duhet bërë”.

“A mund të mësojmë nga Spanja dhe të sjellim talentë në Itali? Unë stërvita lojtarët e akademisë së Real Madridit dhe më pas kalova 10 vite të mrekullueshme me Vicente del Bosquen dhe stafin përreth. E njoh mirë Del Bosquen, cilësia e Spanjës është posedimi dhe cilësia, nëse ne do ta bëjmë këtë, atëherë do të fitojmë. Ne nuk mund ta kopjojmë Spanjën sepse ata kanë lojtarë tjerë, por së paku do të provojmë”.


“Për çdo rast them se futbolli italian është i mrekullueshëm, nëse mund ta përziejmë stilin spanjoll me atë italian atëherë mund të fitojmë. Më pëlqen mentaliteti këtu, sa herë kam biseduar me presidentin ai gjithmonë dëshiron të fitojë. Balotelli? Ai është një top lojtar dhe ai dëshiron të luajë dhe të fitojë. Kjo është me rëndësi. Situata nuk ka ndryshuar. Nëse idetë ndryshojnë, do të shohim”, deklaroi Benitez në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet arsyeja qesharake që çoi deri tek prishja e raporteve mes Ronaldos dhe Ten Hagut

Zbulohet arsyeja qesharake që çoi deri tek prishja e raporteve mes Ronaldos dhe Ten Hagut

Ndërkombëtare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, ylli i ekipit do të mbetet jashtë fushave për një kohë të gjatë

Real Madridi merr një goditje të rëndë, ylli i ekipit do të mbetet jashtë fushave për një kohë të gjatë

La Liga
Barcelona nënshtron Gironën në derbin katalanas – shkëlqen Yamal me dy gola

Barcelona nënshtron Gironën në derbin katalanas – shkëlqen Yamal me dy gola

La Liga
Van Persie e nis në mënyrë të tmerrshme aventurën si trajner, pëson humbje 9-1

Van Persie e nis në mënyrë të tmerrshme aventurën si trajner, pëson humbje 9-1

Ndërkombëtare
Man City mund ta kompletojë verën e ardhshme transferimin e yllit të Bayernit

Man City mund ta kompletojë verën e ardhshme transferimin e yllit të Bayernit

Premier League
Barcelona refuzoi një ofertë ‘astronomike’ për Yamalin këtë verë

Barcelona refuzoi një ofertë ‘astronomike’ për Yamalin këtë verë

La Liga
Kalo në kategori