LAJMI I FUNDIT:

Benfica kontakton Luzernin për transferimin e Ardon Jasharit

Benfica kontakton Luzernin për transferimin e Ardon Jasharit

Ardon Jashari vazhdon të mbetet një nga mesfushorët e rinj më të kërkuar në Evropë.

Shumë klube të njohura janë vënë në ndjekje të mesfushorit shqiptar me pasaportë zvicerane, që ka shkëlqyer në vitin e fundit me Luzernin.

Por gjiganti portugez Benfica ka bërë hapa para për transferimin e mesfushorit të talentuar dhe janë tani favoriti kryesor.


Sipas të përditshmes protugeze A-Bola, Benfica ka kontaktuar përfaqësuesit e lojtarit, por edhe klubin e Luzernit.

E ardhmja e Ardon Jasharit në Gjermani, Gladbach dhe Stuttgart skuadrat favorite për mesfushorin shqiptar
Lexo po ashtu E ardhmja e Ardon Jasharit në Gjermani, Gladbach dhe Stuttgart skuadrat favorite për mesfushorin shqiptar

Skuadra portugeze është e gatshme të paguaj shumën e kërkuar nga Luzern prej 7,5 milionë euro për transferimin e shqiptarit.

Dëshira e mesfushorit ka qenë transferimi në Bundesliga, por oferta e Benficës duket e parefuzeueshme.

Gjithsesi lojtari mund të pranojë këtë ofertë, nëse nuk ndërhynë ndonjëra nga skuadrat tjera të interesuara për të.

Ardon Jashari do të largohet nga Luzerni në fund të sezonit
Lexo po ashtu Ardon Jashari do të largohet nga Luzerni në fund të sezonit

Borussia Moenchegladbach, RB Leipzig, Eintracht Frankfurt, VFB Stuttgart, Porto e Celtic janë skuadrat e tjera që kanë shprehur interesim për Jasharin.

20-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 37 ndeshje zyrtare me fanellën e Luzernit, ku ka realizuar edhe një gol dhe ka asistuar në katër të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori