Transferi më i ri i Chelseat, Yossi Benayoun, ka dhënë një deklaratë sensacionale, ku sqaroi se arsyeja e vetme e largimit të tij nga Liverpooli ishte menaxheri Rafa Benitez, për të cilin thotë t’ia ketë bërë vitet në Anfield një makth të vërtetë.
“Të gjithë më pyesin pse u largova nga Liverpooli. Ka vetëm një arsye për këtë – Rafa Benitez. Unë u pajtova t’i bashkohesha Chelseat para se të emërohej Roy Hodgson si menaxher i ri. Është ëndërr për mua që një klub aq fantastik ma ka dhënë mundësinë. Por, unë dua që tifozët e Liverpoolit ta dinë të vërtetën dhe t’ua bëj me dije se unë e kam menduar largimin që një kohë të gjatë për shkak të Benitezit”.
“Ai kurrë nuk më trajtoi me respektin që e meritoja. Nëse unë luajta mirë, nuk kam ndjerë kurrë nota falënderimi nga ai. Edhe kur shënoja, unë prisja që të mos jem në ekipin e parë ndeshjen e ardhshme. Dhe kur tifozët kërkonin që unë të luaja, Benitez më tha se ai nuk mund ta kuptonte pse”.
“Ka shumë shembuj të keqtrajtimit të tij. Në dy raste më herët gjatë sezonit, ndaj Fulhamit dhe Lyonit, tifozët vërshëllyen kur unë u zëvendësova. Ata mendonin se unë luaja mirë, por Benitez më ka thënë se ai ishte i befasuar nga vërshëllimat e tifozëve, sepse unë nuk isha mjaft i mirë”.
“Më pas luajtëm ndaj Birminghamit dhe pasi nuk kisha startuar për një muaj të tërë, ai nuk më ka treguar se do të isha titullar deri dy orë para takimit. Ai tentoi të ma shkatërronte besimin. Ju nuk mund ta trajtoni kështu lojtarin dhe të prisni që ai të jetë i kënaqur. Unë nuk po flas në emër të lojtarëve të tjerë, por njerëzit e dinë se çfarë ndodhi me Albert Rieran dhe Xabi Alonson. Ishte e njëjtë për mua. Benitez tentoi të më thyente, ashtu siç e theu Rieran”.
“Një ditë para ndeshjes së fundit të sezonit ndaj Hull Cityt, Benitez më mori në një anë pas stërvitjes dhe më tha: ‘Ti nuk do të jesh në skuadër për këtë ndeshje. Të faleminderit për tri vitet e shërbimit, tani mund ta thërrasësh agjentin dhe të shkosh te ndonjë klub tjetër’. Kjo ishte kur Chelsea ma bëri ofertën dhe marrëveshja ishte arritur para se të largohej Benitez. Unë e dija se duhet të shkoja sa më larg Benitezit. Shumë njerëz te Liverpooli më trajtuan mirë dhe kërkuan që unë të qëndroja, por unë nuk mund ta refuzoja një klub aq të madh si Chelsea. Nuk kam mundur të pres dhe të shoh nëse Benitez do ta mbante punën e tij. Klubi më tha se ata e kuptuan që unë nuk isha i lumtur dhe më premtuan se do të më lejojnë të largohesha posa të vinte oferta e parë”.
“Është mirë për Liverpoolin që ai u largua, por për mua ishte tepër vonë. Unë e di se të gjithë atje do të jenë më të lumtur tani dhe besoj se Roy Hodgson është një zgjedhje e mirë. Ishte privilegj për mua të luaja për një klub aq të madh përballë tifozëve të mrekullueshëm. Unë mendova se do të qëndroja shumë më shumë”, deklaroi Benayoun për News of the World. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReal Madridi merr një goditje të rëndë, ylli i ekipit do të mbetet jashtë fushave për një kohë të gjatë
Barcelona refuzoi një ofertë ‘astronomike’ për Yamalin këtë verë
Van Persie e nis në mënyrë të tmerrshme aventurën si trajner, pëson humbje 9-1
Van Dijk shkund skuadrën pas disfatës së rëndë në Anfield
Mourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit - parashikon një të 'ardhme fantastike' për të
Zinedine Zidane nuk hezitoi të përmend dy kundërshtarët më të vështirë në karrierën e tij
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Çka kishte thënë Hashim Thaçi për Ibrahim Rugovën më 1999 në intervistën e Zërit të Amerikës?
Koloneli amerikan në pension, Jacobus: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont
Aktakuza për Rastin Banjska, dëshmitari thotë se Radoiçiq ka ikur në Rusi, tjetri tregon se grupi i tij punon për Ushtrinë e Serbisë
UEFA ka paralajmëruar Anglinë se rrezikojnë seriozisht përjashtimin nga Euro 2028
Luajti me të njëjtat numra njëzet vjet në lotari - amerikani fitoi 1 milion dollarë, një vjet pasi kishte fituar edhe bashkëshortja e tij
Intervista e Ibrahim Rugovës që i nxori probleme gazetarit të Zërit të Amerikës, Elez Biberaj