LAJMI I FUNDIT:

Bëhen prindër të trinjakëve krejtësisht identik

Bëhen prindër të trinjakëve krejtësisht identik

Këta prindër janë befasuar shumë, kur kanë kuptuar se fëmijët e tyre kanë lindur pothuajse të ngjashëm.

Kelli dhe Jason Fenley kanë qenë të shqetësuar me gjendjen financiare, shkaku i tre fëmijëve.

Por, me t’i takuar Owen Michael, Noah Charles, dhe Miles John, ata janë ndjerë sikur kanë “fituar lotarinë gjenetike”.

Kështu, në njëfarë mënyrë ata edhe e kanë fituar, sepse trinjakët identik, janë shumë të rrallë.


Lindjet e trinjakëve identik janë aq të rralla, sa nuk ka statistika konkrete për këtë rast, transmeton Telegrafi.

Sipas hulumtimeve, trinjakët identik lindin një në 60 mijë deri në 200 milion të rasteve.

“Gjithmonë kam dashur të fitoj lotarinë” ka thënë Fenley, i cili pranon se do të ketë vështirësi të rrisë fëmijët, shkaku i kushteve financiare.

“Kësaj radhe ja qëlluam lotarisë gjenetike dhe është e mrekullueshme”. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Çfarë është hernia inguinale?

Çfarë është hernia inguinale?

Kalo në kategori