Sot bëhen 18 vjet nga themelimi i Brigadës 137 “Gjakova” të UÇK-së. Themelimi i kësaj brigade ishte bërë me urdhrin e komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj.
Sipas një komunikate për media, të lëshuar nga Këshilli Organizativ i Brigadës 137 “Gjakova”, thuhet se kjo brigadë ishte themeluar pas kërkesave të ushtarëve të UÇK-së për ndërhyrje në Komunën e Gjakovës, me qëllim të ndalimit të masakrave dhe krimeve të ushtrisë serbe ndaj qytetarëve të kësaj komune.
“Me fillimin e luftës në Kosovë dhe fillimin e bombardimeve të NATO-s, më 24 mars 1999 Zona Operative e Dukagjinit njoftohej për masakrat dhe krimet që ushtroheshin mbi popullatën e pa mbrojtur të Komunës së Gjakovës, nga forcat paramilitare serbe. Më 25 mars 1999, shumë djem dhe vajza të renditura në radhët e UÇK- së në Zonën e Dukagjinit, iu parashtrua kërkesa Komandantit Ramush Haradinaj për fytjen e tyre në qytet, për ta mbrojtur popullatën civile. Më datë 28 mars 1999 nga fshati DASHINOC Komandant i ZOD-it Ramush Haradinaj jep urdhëresën me nr. L8/862/99 për krijimin e njësitit në shkallë Brigade, të emërtuar BRIGADA 137 “GJAKOVA” e UÇK- së, bashkë me emërtimin e kuadrit komandues”, thuhet në komunikatë..
Në këtë komunikatë thuhet se pas themelimit të Brigadës 137 “Gjakova”, më datë 29 mars 1999 kjo brigadë me shumë pjesëtarë të armatosur, secili prej tyre i pajisur edhe me nga një armë dhe armatim shtesë u futen në qytetin e Gjakovës.
Kjo brigadë ishte ndarë në 4 grupe, të cilat ishin vendosur në 4 pozicione të qytetit, si pikat më të mira strategjike të mundshme për zhvillimin e aktivitetit ushtarak të kësaj Brigadës. Tri grupet dhe Shtabi i Brigadës ishin vendosur në lagjet e Çabratit dhe një grupi vendoset në Orize (Zidi i Sadik Agës). /KosovaPress/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak