LAJMI I FUNDIT:

Bayern sërish në krye të tabelës

Bayern sërish në krye të tabelës

Bayern Munich ka shënuar fitore me rezultat 3-0 në fushë të vet përballë Mainz për të marrë kreun e Bundesligës.

Bavarezët patën rastin të kalojnë në epërsi që në pjesën e parë të ndeshjes, por Hans-Jorg Butt nuk ishte i saktë nga pika e bardhë (33’). Megjithatë të zgjedhurit e trajnerit Louis van Gaal u treguan më të fuqishëm në pjesën e dytë duke shënuar tre gola.

Së pari Daniel van Buyten i dha avantazhin ekipit vendas në minutën e 58-të, ndërsa atë e dyfishoi Mario Gomez në minutën e 75-të. Rezultatin e vulosi Arjen Robben katër minuta para fundit të kohës së rregullt.

Bayerni tash mbledh 42 pikë, një më shumë se Bayer Leverkusen që nesër pret në fushë të vet Freiburgun.


Nga ndeshjet tjera vlen të përmendet humbja e Werder Bremen me rezultat 4-3 në fushë të Borussia Monchengladbach./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

La Liga
Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Përfaqësueset
Dita e ndeshjes: Kosova luan në udhëtim te Qipro për të harruar startin e dobët në Ligën e Kombeve

Dita e ndeshjes: Kosova luan në udhëtim te Qipro për të harruar startin e dobët në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori