LAJMI I FUNDIT:

Bayern Munich planifikon goditjen e dyfishtë në afatin kalimtar që do t’i befasojë të gjithë

Bayern Munich planifikon goditjen e dyfishtë në afatin kalimtar që do t’i befasojë të gjithë

Bayern Munich po përgatitet që të bëjë goditjen e dyfishtë në afatin kalimtar veror për ta kompletuar përfundimisht ekipin para fillimit të sezonit të ri.

Bayerni, që dështoi të fitojë një trofe sezonin e kaluar, tashmë e kanë përforcuar ekipin e tyre para sezonit 2024/2025, që do të udhëhiqet nga trajneri i ri Vincent Kompany.

Michael Olise dhe Joao Palhinha që të dy u mirëpritën nga gjiganti bavarez në ‘Allianz Arena’ si transferimet e spikatura të verës. Hiroki Ito gjithashtu u transferua tek Bayerni nga Stuttgarti në një transferim që shumëkush e cilësoi si ‘të papritur’.


Ekipi i Kompanys nuk synon të ndalet më kaq dhe gazetari Florian Plettenberg ka raportuar se gjiganti i Bundesligës po mundohet të nënshkruajë me dyshen Desire Doue dhe Xavi Simons.

Bayerni ka konkurrencë të fortë dy klube për Xavi Simons
Lexo po ashtu Bayerni ka konkurrencë të fortë dy klube për Xavi Simons

Doue i cili u paraqit për Rennesin sezonin e kaluar ka tërhequr gjithashtu interesimin edhe të PSG-së, të cilët shpresojnë ta mbajnë atë në Ligue 1. Bayerni kishte dërguar një ofertë në drejtim të Rennesit për 19-vjeçarin, por që ajo ishte refuzuar menjëherë.

Simons, ndërkohë, ishte në radarin e PSG-së tash e sa kohë, por transferimi i tij diku tjetër është një opsion më i mundshëm.

21-vjeçari i cili shënoi për Holandën ndaj Anglisë në duelin e gjysmëfinales në Euro 2024, është lidhur me një transferim tek Manchester United.

Por ‘Djajtë e Kuq’ do të përballen me konkurrencë të ashpër nga Bayerni, të cilët po ashtu janë në garë për shërbimet e tij.

Gjiganti gjerman nuk e sheh atë vetëm si një sulmues krahu por edhe si një ‘10’ dhe do të synonin ta aktivizonin përkrah Jamal Musialas dhe Joao Palhinhas./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një tjetër lojtar e kishte penalltinë vendimtare për Realin, por Ancelotti zbulon prapaskenat se si e largoi atë nga lista dhe ia dha Rudigerit

Një tjetër lojtar e kishte penalltinë vendimtare për Realin, por Ancelotti zbulon prapaskenat se si e largoi atë nga lista dhe ia dha Rudigerit

Liga e Kampionëve
Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Zbulohet arsyeja pse u anulua penalltia e Alvarezit kundër Real Madridit

Liga e Kampionëve
Simeone ndihet krenar me skuadrën e tij, reagon edhe ndaj polemikave të penalltisë së Alvarez

Simeone ndihet krenar me skuadrën e tij, reagon edhe ndaj polemikave të penalltisë së Alvarez

Liga e Kampionëve
Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

Ancelotti flet për fitoren ndaj Atletico Madridit dhe penalltinë e diskutueshme të Alvarezit

Liga e Kampionëve
Arsenali synon rindërtimin e mesfushës me blerjen e dy super yjeve

Arsenali synon rindërtimin e mesfushës me blerjen e dy super yjeve

Premier League
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori