LAJMI I FUNDIT:

Bayern merr kreun, Hamburg humb

Bayern merr kreun, Hamburg humb

Arjen Robben ka shënuar për të ndihmuar Bayern Munichun të shënojë fitore 3-2 në udhëtim te Werder Bremeni dhe për të marrë kreun e Bundesligës.

Vendasit e Bremenit ishin të parët që kaluan në epërsi kur Aaron Hunt gjeti golin pas dhjetë minutash lojë. Por bavaresët përmbysën rezultatin që në pjesë të parë me golat e Thomas Muller në minutën e 25-të dhe Ivica Olic dhjetë minuta më pas.

15 minuta para fundit të ndeshjes vendasit barazuan me anë të Hugo Almeida, por ishte Arjen Robben që shënoi pas tre minutash tjera për të vulosur fitoren e mysafirëve.

Bayerni mban kreun me 39 pikë, një më shumë se Bayer Leverkusen që nesër udhëton te Hoffenheim. Schalke zbret në pozitën e tretë pas barazimit 2-2 në udhëtim të Bochum.


Hamburg ka dështuar të marrë ndonjë pikë në ndeshjen e javës së 19-të në Bundesliga, duke pësuar me rezultat minimal 1-0 në udhëtim te Borussia Dortmund, që po ashtu ia rrëmbeu rivalit të sotëm edhe pozitën e katërt në tabelë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

La Liga
Spanja me një lojtar më pak në fushë demolon Zvicrën e cila vuajti mungesën e Xhakës

Spanja me një lojtar më pak në fushë demolon Zvicrën e cila vuajti mungesën e Xhakës

Përfaqësueset
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Parashikimi i çmendur që Ferguson e bëri për Rooneyn në vitin 2004 në fund u realizua

Parashikimi i çmendur që Ferguson e bëri për Rooneyn në vitin 2004 në fund u realizua

Premier League
Kalo në kategori