Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Keidi Bare, po kalon një formë shumë të mirë në La Liga me klubin e Espanyolit, ku e tregoi vetëm edhe ndaj Real Madridit ku asistoi.
Bare ka folur para ndeshjes me Hungarinë, ku kuqezinjtë po luftojnë për vendin e dytë si dhe për vështirësitë e një kampionati si La Liga.
Ftesa nga Kombëtarja – Natyrisht që po, por në Kombëtare vij gjithmonë me shumë siguri pasi kam besimin te lojtarët e tjerë dhe te trajneri. Tek Espanjoli po shkojnë gjërat shumë mirë siç e keni parë, kam luajtur rregullisht dhe shpresoj që të vazhdoj kështu.
Mënyra e lojës me Kombëtaren dhe klubin – Ka të bëjë shumë ekipi, pasi me Kombëtaren është sistem tjetër dhe luaj në rol tjetër, ndërsa me klubin kam sistem tjetër dhe roli im është para mbrojtjes. Jam më shumë në kontakt me topin, por për mua është njësoj, jap maksimumin si këtu edhe tek Espanjoli.
Më mirë roli në Kombëtare apo tek Espanyoli? – Ndihem mirë në shumë role, e rëndësishme është të jem në fushë dhe të jap maksimumin. Jam si një ushtar që zbatoj rregullat si këtu edhe tek Espanyoli.
E vështirë për të luajtur në La Liga? – Kam luftuar dhe punuar shumë për të arritur këtu ku jam. Nuk është e lehtë që një shqiptar të arrijë në këto nivele, por më e rëndësishmja është që të vazhdoj me këtë ritëm. Për të arritur mund të arrijë çdo lojtar, por për të qëndruar dhe për të kaluar më lart është pak më e vështirë. Me punë dhe seriozitet arrihet çdo gjë.
Niveli i skuadrës sonë? – Kombëtarja e sotshme po zhvillon ndeshje shumë të mira dhe shpresoj që edhe ndeshjet në vazhdim të bëjmë të njëjtën gjë. Pikësynimi ynë është të arrijmë vendin e dytë dhe pse jo të mos shkojmë në Botëror. Këto gjëra duan përqendrim dhe të bëjmë gjërat mirë dhe ato që na thotë trajneri. Besoj se do ia arrijmë qëllimit, pavarësisht se janë ndeshje shumë të vështira.
Marrëdhënia me trajnerin Reja? – Edy Reja më ka mësuar shumë, si të vendosem në fushë, si të vrapoj me dhe pa topin dhe ndihem shumë mirë me misterin, por nuk është vetëm ai, por i gjithë grupi që kemi. Shpresoj të vazhdojmë me këto ritme dhe i them misterit shumë faleminderit.
Pikët në këto dy ndeshje? – Nuk dua të them se sa pikë parashikoj por dua të them që do të futemi në këto ndeshje për të fituar dhe për të arritur qëllimet tona.
https://www.youtube.com/watch?v=dhrDzM-7TE4&ab_channel=FederataShqiptareeFutbollit
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Guimaraes me marrëveshje speciale me Newcastle, do të largohet për një çmim të ulët në verë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker