LAJMI I FUNDIT:

Barcelona prezanton fanellën e re që do të përdoret për ndeshjet si vendas në sezonin 2022/23

Barcelona prezanton fanellën e re që do të përdoret për ndeshjet si vendas në sezonin 2022/23

Barcelona ka prezantuar fanellat e reja për edicionin 2022/23.

Gjiganti katalunas e ka mbyllur këtë edicion pa asnjë trofe të fituar dhe pritet revolucion në skuadër për edicionin e ardhshëm.

Fillimisht Barcelona ka prezantuar fanellat e reja të cilat do të përdoren për ndeshjet e tyre si vendas.


Fanella e re e Barcelonës është me ngjyrë kaltër mbyll me vijat e ngjyrave tradicionale kuqe dhe kaltër normal.

Kjo fanellë po shihet si e ngjashme me atë të sezonit 2002/2003.

Fanella është prezantuar nga dy talentet e mëdhenj të Barcelonës, Pedri dhe Ansu Fati. /Telegrafi/