LAJMI I FUNDIT:

Barcelona më në fund paraqet ofertën për transferimin e Lewandowskit

Barcelona më në fund paraqet ofertën për transferimin e Lewandowskit

Barcelona ka dorëzuar një ofertë të re prej 50 milionë euro për Robert Leëandoëskin, teksa po kërkon të nënshkruajë më në fund një marrëveshje me superyllin e Bayern Munichut.

E ardhmja e sulmuesit polak ka dominuar afatin kalimtar të verës, por duket se saga mund të jetë drejt një përfundimi me gjigantët gjermanë që kërkojnë një marrëveshje të bëhet deri të shtunën, sipas raportimeve.

Barcelona deri më tani nuk ka qenë në gjendje të përmbushë kërkesat financiare të Bayernit për sulmuesin, i cili shënoi 50 gola në 46 paraqitje sezonin e kaluar.


Ekipi i Barcelonës duket i frikshëm: Si mund të luajnë katalunasit me Lewandowskin, Raphinhan dhe transferimet e tjera
Lexo po ashtu Ekipi i Barcelonës duket i frikshëm: Si mund të luajnë katalunasit me Lewandowskin, Raphinhan dhe transferimet e tjera

Por, sipas gazetës franceze RMC Sport, Barcelona ka bërë një tjetër ofertë me vlerë 50 milionë euro për sulmuesin.

Xavi më në fund e mori anësorin Leeds, Raphinhan për 67 milionë euro dhe duket se do të mbajë edhe anësorin Ousmane Dembele me një marrëveshje të re afatgjatë në Nou Camp.

Por, ai e sheh Leëandoëskin si pjesën e fundit të sulmit të tij të ri, që ai shpreson se do ta ndihmojë Barcelonën të luftojë titullin e La Ligas dhe të jetë më konkurrues në Evropë sezonin e ardhshëm.

Bayern Munich vendos ultimatum për fundin e sagës së transferimit të Lewandowskit
Lexo po ashtu Bayern Munich vendos ultimatum për fundin e sagës së transferimit të Lewandowskit

Ish-ylli i Borussia Dortmundit tronditi gjigantët e Bundesligës në fund të sezonit të kaluar duke shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga Allianz Arena pas tetë vitesh.

33-vjeçari është një nga sulmuesit më të rrezikshëm në futbollin botëror, por ka ngecur në një marrëveshje të re – me vetëm një vit të mbetur nga kontrata e tij – dhe ka informuar shefat e klubit për dëshirën e tij për një sfidë të re.

Leëandoëski u kthye në stërvitjet parasezonale me Bayernin të martën në mëngjes pasi komentet e tij për të ardhmen ngritën pikëpyetje nëse ai do të paraqitej. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Liga e Kampionëve
U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

U turpëruan në Ligën e Kampionëve, Guardiola 'ka vendosur të largojë tetë lojtarë' nga Man City

Premier League
Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Kompany tenton transferim shokues te Bayerni për sezonin e ri

Bundesliga
Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Si performuan kandidatët që janë të lidhur me futbollin në zgjedhjet parlamentare

Kosovë
Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Një gjyqtar ka zbuluar se ka favorizuar Messin pas 'marrëveshjes me 12 fjalë gjatë një ndeshje'

Përfaqësueset
Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori