LAJMI I FUNDIT:

Barcelona kërkon Ozil

Barcelona kërkon Ozil

Barcelona ka në shënjestër mesfushorin e talentuar gjerman të Werder Bremenit, Mesut Ozil.

Mënyra se si Ozil e ndau përgjysmë mbrojtjen e Anglisë në sfidën e 1/8 së finales, ka bërë që Barcelona të çmendet pas tij, ndërsa nuk mungon as interesimi i klubeve tjera.

Sport shkruan se Barca do ta përdorë Aliaksandar Hlebin si mjet për transferimin e Ozil nga Werderi, pasi që Hleb është shumë i pëlqyer nga drejtuesit në Wesser Stadion. /Telegrafi/