LAJMI I FUNDIT:

Barcelona e hapur për ofertat në drejtim të Coutinhos

Barcelona e hapur për ofertat në drejtim të Coutinhos
Philippe Coutinho (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Klubi spanjoll, Barcelona thuhet se është gati të dëgjojë ofertat që vijnë në drejtim të yllit brazilian, Philipe Coutinho.

Coutinho u nënshkrua vetëm një vit më parë nga Liverpooli për një shifër të raportuar prej 145 milionë eurosh.

Megjithatë, ylli brazilian nuk ka qenë në formë të mirë për ekipin katalunas në gjysmën e sezonit të kaluar dhe deri më tani në këtë sezon.


Në Spanjë po e shohin si dështim, lëndimi i Dembeles shihet si një mundësi për Coutinhon
Lexo po ashtu Në Spanjë po e shohin si dështim, lëndimi i Dembeles shihet si një mundësi për Coutinhon

Paraqitjet e luhatshme dhe forma jo e mirë thuhet se kanë bërë Barcelonën të mendojë të ardhmen e tij.

Coutinho nuk ka bindur ende drejtuesit e Barcelonës (Getty Images)

Sipas gazetës spanjolle Marca, Barcelona është e hapur për të dëgjuar ofertat për Coutinhon vetëm një vit pas nënshkrimit të tij.

Skuadrat e interesuara për yllin brazilian nuk mungojnë dhe ato vijnë kryesisht nga kampionati anglez, Liga Premier.

Chelsea rivalizon Unitedin për Coutinhon, Blutë kanë gati ofertën
Lexo po ashtu Chelsea rivalizon Unitedin për Coutinhon, Blutë kanë gati ofertën

Manchester Unitedi dhe Chelsea raportohet se janë duke shikuar situatën e brazilianit dhe është njëri nga objektivat e tyre të verës.

Marca shton se Blaugranët mund ta lënë të lirë lojtarin të largohet nëse vjen një ofertë e përafërt me tarifën që kanë paguar një vit më parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lëndimi i Lautaro Martinez është shumë më i rëndë se sa mendohej

Lëndimi i Lautaro Martinez është shumë më i rëndë se sa mendohej

Serie A
Si u bënë videot e Cristiano Ronaldos në Youtube mjet komunikimi për spiunët e presidentit rus Putin

Si u bënë videot e Cristiano Ronaldos në Youtube mjet komunikimi për spiunët e presidentit rus Putin

Ndërkombëtare
Arne Slot jep dritën jeshile që top ylli i Liverpoolit të shitet

Arne Slot jep dritën jeshile që top ylli i Liverpoolit të shitet

Premier League
Chelsea 'gati të shesë 11 lojtarë këtë verë' për të financuar blerjen e top yllit

Chelsea 'gati të shesë 11 lojtarë këtë verë' për të financuar blerjen e top yllit

Premier League
Doncic fton Daviesin te Real Madridi: Do të të jap fanellën nëse vjen

Doncic fton Daviesin te Real Madridi: Do të të jap fanellën nëse vjen

La Liga
Aleati më i afërt i Allegrit përjashton Milanin dhe zbulon destinacionin e mundshëm të strategut italian

Aleati më i afërt i Allegrit përjashton Milanin dhe zbulon destinacionin e mundshëm të strategut italian

Serie A
Kalo në kategori