LAJMI I FUNDIT:

Barcelona do ta huazojë Ibrahimovic

Barcelona do ta huazojë Ibrahimovic

Barcelona po analizon mundësinë e largimit të Zlatan Ibrahimovic te ndonjë skuadër në formë huazimi.

Sport shkruan se çmimi i suedezit Ibrahimovic është shumë i lartë për tregun e transferimeve. Ibrahimovic fiton 10 milionë euro për sezon te Barcelona, duke përfshirë bonuset, ndërsa Barcelona e vlerëson atë 54 milionë euro, për çdo skuadër që troket dyer për të.

Barcelona është në kërkim të ndonjë skuadre që është e interesuar ta marr atë si huazim dhe t’ia plotësojë kërkesat prej 10 milionë eurosh në sezon. /Telegrafi/