LAJMI I FUNDIT:

Barca interesohet për O’Shea

Barca interesohet për O’Shea

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, John O’Shea, është në listën e transferimeve të Barcelonës për afatin kalimtar veror.

Sport njofton se kampionët e Evropës për klube planifikojnë të sjellin një lojtar, si mbulesë të Dani Alves, në rast se braziliani lëndohet.

Kështu irlandezi O’Shea është së bashku në listë me mbrojtësin e Osasunas, Cesar Azpilicueta.

Ndërkohë, O’Shea vazhdon të vuajë lëndimin që pësoi në ndeshjen e Irlandës kundër Francës, ashtu që ekziston mundësia që të mos paraqitet aspak këtë sezon për Djajtë e Kuq. /Telegrafi/