Banorët e Hasanbegut të pakënaqur nga shpërndarja e ndihmave, dyshohet për keqpërdorime
Pakënaqësi, mllef, fyerje, grindje. Këto janë pamjet që shoqëronin vazhdimisht qytetarët, gjatë marrjes së ndihmave në shkollën “25 Maj” në Hasanbeg. Qytetarët janë shprehur të revoltuar nga mënyra e organizimit të shpërndarjes së ndihmave, pasi sipas tyre ndihmat nuk i marrin ata që me të vërtet kanë nevojë por po i marrin ata që njohin shpërndarësit e ndihmave, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas banorëve, ndihmat humanitare po shpërndahen vetëm nga ana e organizatave joqeveritare dhe sektorit civil, ndërkaq ndihmat që vijnë nga institucionet shtetërore shkojnë në destinacione të panjohura.
“Ka pas edhe raste kur kanë sjell qumësht dhe lëngje të tjera por ato janë humbur në sekonda. Mbyllen dyert për kamera por mbyllen edhe për njerëz. Hapen kur vijnë ato qarqet e tyre që kanë qëllime për propagandë, menjëherë hapen dhe japin deklarata sikur këtu është komplet është në kontroll ndërsa në ato rajone që janë më të dëmtuara as gjërat më elementare nuk i kanë siguruar”, është shprehur për mediat një banor.
Banorët thonë se po bëhen diskriminime edhe nga shtabi emergjencës, pasi siç thonë ata, ka zona shumë të prekura dhe të shkatërruara të cilët deri më tani nuk kanë marrë asnjë ndihmë.
Njëkohësisht ata ankohen se më shumë ndihma po shkojnë në vendbanimet maqedonase.
“Populli shqiptar i Maqedonisë të mos japin nëpër komuna, nëpër organizata jo qeveritare se krejt i vjedhin për vete ata”, ka thënë një banorë tjetër.
Banorët e Hasanbegut bëjnë apel deri tek gjithë njerëzit që duan të ndihmojnë që ndihmat ti dërgojnë vetë në shtëpitë të cilat kanë nevojë.
Shpërndarësit e ndihmave nuk kanë pranuar të prononcohen para mediave lidhur me akuzat e banorëve, madje duke mbyllur dyert edhe për ekipet e gazetarëve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak