LAJMI I FUNDIT:

Balje: Viktimat e dhunës seksuale po përjetojnë dhunë të dyfishtë nga Komisioni Qeveritar

Balje: Viktimat e dhunës seksuale po përjetojnë dhunë të dyfishtë nga Komisioni Qeveritar

Para Komisionit për të Drejtat e Njeriut ka rrëfyer sot e mbijetuara e dhunës seksuale, e cila është refuzuar dy herë nga Komisioni Qeveritar.

Edhe pas më shumë se dy dekadave, ajo ka ende shenja të dhunimit në trupin e saj, por ajo ende nuk gëzon statusin e viktimës së dhunës seksuale.


Kryetarja e komisionit, Duda Balje ka thënë se gratë e burrat që janë ballafaquar me këtë krim, po përjetojnë dhunë të dyfishtë si shkak i procedurave.

Në mbledhjen e sotme të këtij komisioni, është miratuar edhe projektligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje.

Kryetarja e komisionit, Duda Balje ka thënë se gruaja, e cila ka folur para komisionit është refuzuar dy herë nga komisioni qeveritar.

“Kur je para komisionit ata duan fakte. Në këtë rast, gruaja ka edhe shenja trupore që ne mundemi t’i shohim edhe pas 24 viteve, dhe pa marrë parasysh ata sërish kanë refuzuar. Një herë ka shkuar në sistemin gjyqësor, dhe ky sistem ka kthyer në rivlerësim, ata sërish kanë refuzuar dhe tash sërish është në sistemin gjyqësor, është duke pritur përgjigje. Unë mendoj se është maltretim i veçantë, ata njëherë kanë përjetuar dhunë dhe tash janë duke përjetuar dhuna prej anës së komisionit, vërtetë nuk është fer”, ka thënë Balje.

Më tej, ajo ka shtuar se javën e ardhshme do të ftojnë në raportim përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale.

“Ne si komision kemi marrë një obligim me thirr komisionin javën e ardhshme dhe bisedojmë me komisionin më shumë se çfarë prova pas 24 viteve. Për mua personalisht, secila femër dhe mashkull që ka fol para këtij komisioni duhet të marr statusin e viktimës, sepse nuk është lehtë me dalë para komisionit. Kemi provuar të protektojmë edhe identitetin, ata tash nuk janë emra, janë numra, por sërish kur del para sistemit gjyqësor, para njerëzve nuk mund ta mbrojmë identitetin 100 për qind siç kemi menduar se mundemi, vërtetë kemi këtu ndonjë problem. 1600 dhe disa raste që kanë pranuar si viktima seksuale, shumë më shumë janë. Më as nuk kanë vullnet të lajmërohen, sepse puna e komisionit është shumë komplekse”, ka shtuar kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut ka miratuar edhe projektligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore. Në votim nuk ka marrë pjesë deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha.

Kryetarja e komisionit ka njoftuar se kjo nismë legjislative është në fazën e fundit para se të shkojë në kuvend për lexim të dytë.

“Jemi në fazën e fundit para se të dorëzojmë ligjin për leximin e dytë në Kuvend. Kemi bërë punë shumë të madhe, dhe mendoj se kemi bërë një ligj që është vërtetë ndoshta jo perfekt, por shumë më mirë se ligji që kemi pas deri tash. Dhe mendoj sa energji kemi dhënë, sa kemi angazhuar njerëz, mendoj se pak mundemi të përmirësojmë gjendjen në terren kundër dhunës”, ka thënë Balje.

Për këtë projektligj, ka folur para deputetëve edhe eksperti i angazhuar në këtë projektligj, Hilmi Jashari. Ky i fundit ka thënë se po synohet që ky ligj të sjell pajtueshmërinë, bazuar edhe në obligimet që rrjedhin nga Konventa e Stambollit.

“Ligji për familjen, neni 140, është njëra prej dispozitave, e cila thotë se nëse prindi i cili ushtron kujdesin prindëror pengon kontaktin personal të fëmijës me prindin tjetër, gjykata me atë gjykim do të rregullojë edhe mënyrës e mbajtjes së kontakteve, me prind i cili nuk është në kujdesin prindëror nëse vlerësimi i të gjitha rrethanave tregon se kjo është e domosdoshme për mbrojtjen e fëmijës. Pra, gjykata megjithatë bën vlerësimin përfundimtar edhe nëse nuk e ka njërin prind në kujdesin prindëror, i cili supozohet që ka mundur të përdor dhunë qoftë ekonomike apo tjetër që përfshin edhe ligjin aktual dhe që gjykata mund ta bëjë vlerësimin”, ka thënë Jashari.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza ka propozuar që policët në raste të dhunës në familje, të kenë me vete para të imta për tu ofruar ndihmë nënave me foshnje.

“Paratë e imta të cilat ne konsiderojmë se është e nevojshme t’i kenë institucionet e sigurisë, Policia e Kosovës për nevojat e grave dhe viktimave në përgjithësi kur i drejtohen institucionit të policisë e kur u bie të qëndrojnë gjatë, ose kur kanë nën përkujdesje edhe foshnje për nevojat e tyre. Propozoj që kjo çështje të rregullohet me udhëzim administrativ, i cili do të nxjerrët në dy ministrinë e punëve të brendshme dhe ministrisë së Financave, në mënyrë që ta lëmë një hapësirë për linjat buxhetore që do të krijohen në ndërkohë”, është shprehur Fejza.

Me këtë, është pajtuar edhe kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje. /Kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori