LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri dhuron donacionin e pranuar nga KFOR-i për QKMF-në “Dr. Nexhat Çuni”

Bahtiri dhuron donacionin e pranuar nga KFOR-i për QKMF-në “Dr. Nexhat Çuni”

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, sot kanë dorëzuar donacionin e dhuruar me pajisje mbrojtëse mjekësore nga KFOR-i, për stafin shëndetësor të QKMF- së “Dr. Nexhat Çuni”.

Me këtë rast kryetari Bahtiri potencoi prapë se është falënderues ndaj KFOR-i,t për dhurimin e këtij donacioni shumë të domosdoshëm për personelin shëndetësor në QKMF, të cilët janë në shërbim të qytetarëve dhe në luftën kundër virusit COVID-19, transmeton Telegrafi.


Gjithashtu kryetari Bahtiri së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë Barani, u shprehen falënderues dhe mirënjohës ndaj punës së palodhshme të stafit shëndetësor dhe atij mbështetës, të cilët po bëjnë maksimumin në parandalimin e këtij virusi dhe kryerjen e të gjitha shërbimeve të nevojshme për qytetarët.

Falënderues për këtë donacion u shprehën edhe drejtori i QKMF-së, Dr. Fevzi Sylejmani dhe stafi shëndetësor të cilët po bëjnë përpjekje heroike për ta mbajtur nën kontroll situatën, duke punuar pa orar, me kapacitete të shtuara në mbrojtje e kujdes të shëndetit të qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori