LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Popullit refuzon kërkesën e Valdete Dakës lidhur me shkarkimin e saj nga presidentja Osmani

Avokati i Popullit refuzon kërkesën e Valdete Dakës lidhur me shkarkimin e saj nga presidentja Osmani

Avokati i Popullit është deklaruar sërish rreth rastit të ish-kryetares së KQZ-së, Valdete Daka. Përmes një njoftimi Avokati i Popullit ka njoftuar se më 18 nëntor 2021, ka marrë vendim që të refuzojë kërkesën e paraqitur nga Valdete Daka.

“Ky vendim komunikohet publikisht për shkak të interesimit të madh të mediave dhe pyetjeve që Avokati i Popullit ka pranuar lidhur me kërkesën e znj Daka. Avokati i Popullit vëren se Kushtetuta e Republikës së Kosovës, neni 84, paragrafi 26, e përcakton kompetencën e Presidentes për të emëruar Kryetarin e KQZ-së, ndërsa e njëjta mbetet e heshtur sa i përket shkarkimit apo edhe ndërprerjes së mandatit të tij/saj. Çështja e ndërprerjes së mandatit dhe emërimit të anëtarëve të KQZ-së, duke përfshirë këtu edhe Kryetarin e KQZ-së përcaktohet me Ligjin nr.03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës (neni 61, paragrafi 5) mbi të cilin, në mes tjerash, bazohet Vendimi nr.42/2021, i datës 14 qershor 2021 i Presidentes së Republikës së Kosovës. Së këndejmi, Avokati i Popullit ka vlerësuar se çështja e ngritur nga znj. Daka paraqet një çështje ligjore dhe se në këto rrethana do të duhej të vlerësohej ligjshmëria e Vendimit të Presidentes, e që kjo nuk mund të jetë objekt i vlerësimit nga Gjykata Kushtetuese”, thuhet në njoftim.


Ish kryetarja e KQZ-së kërkon nga Avokati i Popullit që shkarkimi i saj nga presidentja Osmani të dërgohet në Kushtetuese 
Lexo po ashtu Ish kryetarja e KQZ-së kërkon nga Avokati i Popullit që shkarkimi i saj nga presidentja Osmani të dërgohet në Kushtetuese 

Në anën tjetër, Avokati i Popullit ka gjetur se Daka, nuk ka ofruar dëshmi se ka shteruar, apo që së paku ka përdorur mjetet juridike kundër Vendimit të Presidentes.

“Avokati i Popullit është bazuar në praktikën e Gjykatës Kushtetuese (Aktvendimi për Papranueshmëri në Rastin Nr. KI142/13, i datës 18 nëntor 2013, parashtrues Fadil Maloku, lidhur me Kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të Presidentes së Republikës së Kosovës, Nr.686-2013, të 6 shtatorit 2013), sipas të cilës gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë mjetet efektive juridike, të cilat duhet të shterohen para se çështja të ngritët në Gjykatën Kushtetuese.

Për më tepër, Ligji për Avokatin e Popullit, neni 22, paragrafi 1, nën-paragrafi 4 përcakton se Avokati i Popullit refuzon kërkesat kur të gjitha mjetet juridike të rregullta dhe të jashtëzakonshme nuk janë shteruar. Në rastin konkret znj. Daka nuk i ka shfrytëzuar mjetet juridike, prandaj Avokati i Popullit ka vendosur që kërkesa të refuzohet, pa paragjykuar nëse Vendimi i Presidentes për ndërprerjen e mandatit të saj është i drejtë dhe në pajtim me ligjin”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka kishte kërkuar nga Avokati i Popullit që ta shqyrtojë shkarkimin e saj nga presidentja Vjosa Osmani. Daka kishte kërkuar që çështja e shkarkimit të saj të dërgohet në Kushtetuese.

“Sot dorëzova aneksen time te Avokati i Popullit dhe shpresoj se në kuadër të kompetencave që ka si institucion i pavarur do ta shfrytëzojë të drejtën e tij dhe në emër tim ta bëj kërkesën që të shqyrtohet kushtetutshmëria e vendimit të presidentes për shkarkim tim”, kishte deklaruar Daka në tetor të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori